Marrëdhëniet turko-ruse përcaktojnë vizionin e rajonit

Marrëdhëniet turko-ruse, që kohëve të fundit po tërheqin vëmendjen e të gjithë botës përmes disa projekteve madhore, të cilat do të përcaktojnë vizionin e rajonit, u morën në shqyrtim gjatë një takimi në Stamboll...

Marrëdhëniet turko-ruse përcaktojnë vizionin e rajonit

Marrëdhëniet turko-ruse, që kohëve të fundit po tërheqin vëmendjen e të gjithë botës përmes disa projekteve madhore, të cilat do të përcaktojnë vizionin e rajonit, u morën në shqyrtim gjatë një takimi në Stamboll.

Në këtë takim, që mblodhi rreth një tavoline institucionet turke dhe ruse të mendimit, u diskutua mbi vizioni e të dyja vendeve për të ardhmen e afërt dhe u kërkua që marrëdhëniet të fuqizohet gjithnjë e më shumë.

Hasan Kanbolat, president i Këshillit Ekzekutiv të Qendrës së Politikave në Ankara, theksoi se marrëdhëniet turko-ruse janë mjaft të rëndësishme për të dyja vendet dhe shtoi se marrëdhëniet bilaterale Moskë-Ankara, edhe pse shumëdimensionale, duhet të bëhen akoma më të larmishme.

“Dy vendet dhe dy popujt tanë formojnë dy shtetet më perëndimore të Azisë dhe më lindore të Evropës. Përvojat historike, që janë akumuluar nga këta të dy, kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë që Turqia dhe Rusia të zhvillojnë politika të ngjashme me njëra-tjetrën në marrëdhëniet Evropë-Azi”, deklaroi nga ana tjetër Unal Çevikoz, kryetar i Qendrës së Politikave në Ankara.

Pasi vuri në pah se hapësira gjeografike, ku pozicionohen këto dy shtete, është e mbushur me shumë probleme të rëndësishme, Çevikoz nënvizoi se Turqia dhe Rusia duhet patjetër të jenë të koordinuara mirë në lidhje me zgjidhjen e problemeve në fjalë.



Lajme të ngjashme