Turqia feston 93-vjetorin e themelimit të Republikës

93-vjetori i Republikës së Turqisë festohet me entuziazëm në atdhe, Republikën Turke të Qipros së Veriut dhe përfaqësitë jashtë shtetit.

cumhuriyet bayramı program1.jpg

Ceremonitë filluan me vendosjen e kurorës së luleve në Mozoleun e Ataturkut Anitkabir nga ana e parisë shtetërore kryesuar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

Në fletoren e posaçme në Anitkabir presidenti shkroi: “Populli ynë që para 93 vjetësh i shpalli tërë botës se nuk do të heqë dorë nga liritë dhe e ardhja e tij këtë vullnet e vazhdon edhe sot e kësaj dite. Rezistenca historike që u tregua në të katërta anët e vendit kundër tentativës së grusht shtetit më 15 korrik është mishërimi i vullnetit dhe besimit (iman) të përbashkët që çoi në fitoren e Luftës Çlirimtare 93 vjet më parë”.

Adresa e festimeve të 29 Tetorit Festës së Republikës, në vend të Qendrës së Kulturës Ataturku, është Kuvendi i parë dhe Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë ku u hodh themeli dhe u zhvillua Republika dhe ku përfaqësohet vullneti kombëtar.

Ceremonia e parakalimit në kuadër të aktiviteteve të 93-vjetorit të Republikës zhvillohet ndërmjet Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (Bakanlik) dhe Kuvendit të Parë (Ulus) në kryeqytetin Ankara.

Me rastin e 29 Tetorit Festës së Republikës Presidenti Erdoan do të japë një pritje në Kompleksin Presidencial.



Lajme të ngjashme