Turqia dënon tentativën e sulmit ndaj Mekës

Turqia dënoi fuqishëm objektivin e sulmit me raketë balistike të milicëve Husi në Mekë.

Turqia dënon tentativën e sulmit ndaj Mekës

Në deklaratën e bërë nga ana e Ministrisë së Jashtme bëhet e ditur se dënon fuqishëm marrja në objektivë e një prej vendeve më të shenjta për myslimanët, Mekka nga ana e milicëve Husi. “Ndjehemi të kënaqur që sulmi është penguar nga forcave saudite të sigurisë” shkruhet në deklaratë.

Komanda e Fuqive të Koalicionit në pararojën e Arabisë Saudite deklaroi dje se milicët e Husi nga Sada e Jemenit hodhën një raketë balistike drejt Mekës e cila u pengua në distancën e 65 kilometrave.

Milicët që bënë grusht shteti ndaj udhëheqjes legjitime të Jemenit, që nga shtatori i vitit 2014 e këndej mban në dorë kontrollin e shumë rajoneve përfshi edhe kryeqytetin Sana. Kurse forcat e koalicionit nën pararojën e Arabisë Saudite që nga marsi i vitit 2015 e këndej mbështesin qeverinë e Jemenit kundër milicëve Husi.

Këta të fundit herë pas here godasin Arabinë Saudite nga rajonet në kufi të Jemenit me Arabinë Saudite.  



Lajme të ngjashme