Erdoan: Jam krenar që jam president i këtij kombi heroik

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në mesazhin që publikoi me rastin e 93-vjetorit të 29 Tetorit, Festës së Republikës, lavdëroi qëndrimin e kombit ndaj tentativës së grusht shtetit në 15 korrik.

Erdoan: Jam krenar që jam president i këtij kombi heroik

“Turqia sot në krahasim me mëngjesin e 15 korrikut është më e fuqishme më rezistente dhe një vend më i vendosur” u shpreh Erdoan.

Presidenti Erdoan (në mesazhin që publikoi me rastin e 93-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë theksoi se është krenar që është president i këtij shteti të madh dhe kombit heroik.

“Sot është 93-vjetori i themelimit të Republikës së Turqisë, shtetit tonë të fundit që kemi shpallur nën pararojën e Gazi Mustafa Qemalit” fillon mesazhi i presidentit duke bërë të ditur se kombi turk, që nuk i dorëzohet robërisë dhe imponimit, filloi Luftën çlirimtare ndaj pushtuesit që kishte për qëllim pavarësinë dhe të ardhmen e tij, duke kurorëzuar me fitore një heroizëm të paparë në histori.  

Pas kësaj fitoreje të madhe në 29 tetor 1923, me objektiven e bazuar në parimin “Sovraniteti pa kushte i takon kombit” dhe synimin për ta çuar vendin në nivelin e civilizimeve bashkëkohore u themelua Republika e Turqisë.

“Republikën tonë, e shohim si trashëgimi njëmijë vjeçare të Selçukëve dhe Osmanëve në këtë hapësirë gjeografike me një traditë shtetërore 2 mijë e 200 vjeçare të përfituar atë ditë në kushte të vështira” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

“Republika e Turqisë e ka vazhduar rrugën duke i tejkaluar të gjitha vështirësitë që i kanë dalë përpara këto 93 vjet dhe është një shtet që veçanërisht me hapat e hedhura periudhën e fundit ka arritur me sukses të zërë vend ndër fuqitë e ngritura lart në botën e sotme. Ekonomia e sotme, demokracia e fuqishme, lidhja e ngushtë e vlerave themelore njerëzore dhe me politikën e jashtme parimore dhe vizionare, Turqia vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite një burim frymëzimi si për rajonin ashtu edhe për botën” tha Erdoan.

“Kudo në botë, të gjithë qytetarët turq dhe miqtë e Turqisë janë krenar për legjendën e shkruar nga populli në 15 korrik” tha Presidenti turk duke theksuar se pas tejkalimit të një ngjarjeje kaq të madhe edhe të tentativës për grusht shteti, edhe sulmit terrorist, edhe tentativës për tu pushtuar, sot arrihet në 93-vjetorin e Republikës.  

Në mesazhin ku thekson unitetin, Presidenti Erdoan tha: “Asnjë sulmun nuk do të ketë sukses ndaj unitetit, vëllazërisë, atdheut, pavarësisë dhe të ardhmes sonë”.

Ai rikujtoi se Turqia është më e fortë dhe më e vendosur se kurrë dhe shtoi: “Organizatat terroriste dhe ata që përdorin këto organizata nuk do të na pengojnë dot që ne të arrijmë objektivat tona”.

Edhe Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë Ismail Kahraman publikoi një mesazh urimi ku tha “Ne jemi në vitin e 93-të të Republikës së shpallur në 29 tetor 1923. Me këtë rast i uroj popullit gëzuar”.

Planet e shteteve imperialiste u prishën me këmbënguljen dhe vendosmërinë e kombit tha Kahraman dhe shtoi: “Me hapat që kemi  hedhur përforcuam lirinë dhe pavarësinë tonë”.

Edhe Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në mesazhin e publikuar me rastin e 29 Tetorit, Festës së Republikës theksoi Kushtetutën.

“Kushtetuta e re do të përforcojë themelet e Republikës dhe do ti bëjë ato më rezistene. Ne do të vazhdojmë rrugën me një Kushtetutë të re që nuk do të tolerojë parimin e superioritetit ligjor, që përvetëson presidencën si sistem politik dhe një Kushtetutë e re demokratike dhe me liri” tha kryeministri turk.  



Lajme të ngjashme