Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Familjet e studentëve të huaj do të mund të marrin leje qëndrimi në Turqi

Ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Këshillit të Arsimit të Lartë në Turqi (YÖK) është firmosur protokoll bashkëpunimi për ndjekjen e çështjes së pajisjes me leje qëndrimi të studentëve e akademikëve të huaj dhe familjeve të tyre në Turqi.

Familjet e studentëve të huaj do të mund të marrin leje qëndrimi në Turqi

Ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Këshillit të Arsimit të Lartë në Turqi (YÖK) është firmosur protokoll bashkëpunimi për ndarjen e të dhënave dhe ndjekjen e çështjes së pajisjes me leje qëndrimi të studentëve e akademikëve të huaj dhe familjeve të tyre në Turqi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Sojlu (Süleyman Soylu) në ceremoninë e nënshkrimit tha se Turqia vazhdon integrimin me botën, duke shtuar se është firmosur një protokoll në përshtatje me vizionin e Turqisë.

Vazhdojnë përgatitjet në lidhje me të drejtën edhe të nënshtetësisë në kuadër të kushteve (për marrjen e saj), në veçanti për ata që duan të integrohen në Turqi, sqaroi ministri i Brendshëm, ndërsa cilësoi si një sukses të rëndësishëm projektin e qeverisë për kartën “Turkuaz”, një projekt i filluar në veçanti për shtetasit e huaj që duan të vijnë në Turqi.

Një pjesë e kësaj fotografie është edhe koncepti i lëshimit të pasaportave speciale (Pasaporta Jeshile) për eksportuesit sipas kategorive të aktivitetit të tyre, nënvizoi ministri Sojllu.

Sipas protokollit të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Këshillit të Arsimit të Lartë (YÖK) universitetet do të grumbullojnë dokumentacionin e nevojshëm për procedurat e marrjes së lejes së qëndrimit për studentët dhe akademikët e huaj si dhe familjet e tyre. Falë kësaj veprimet për marrjen e lejes së qëndrimit për studentët dhe akademikët e huaj që vijnë në Turqi do të kryhen me shpejtësi, pa pasur nevojë për të lënë takim më parë për marrjen e lejes së qëndrimit.

Protokolli parashikon ndarjen e informacionit dhe të dhënave për studentët (Bachelor + master – doktoraturë - kërkime shkencore). Institucionet përkatëse të arsimit të lartë do të njoftojnë prefekturat në lidhje me provat e ndryshimet (si p.sh. mungesa në leksione apo rezultate të dobëta e përjashtime nga shkolla) që do të ndodhin në statusin e studentëve të huaj në lidhje me ngrirjen e regjistrimit, rinovimin e regjistrimit apo pamundësinë për të vazhduar studimet si dhe rastet kur studenti i huaj shkëput lidhjen me institucionin e arsimit pas mbarimit të studimeve.

Përveç kësaj akademikët, që do të vijnë në Turqi për kërkime shkencore pas doktoraturës, aplikimet për leje qëndrimi mund ti bëjnë përmes Këshillit të Arsimit të Lartë (YÖK). Procedura për dhënien e lejes së qëndrimit përfundon në prefekturë, e cila do të marrë në konsideratë edhe opinionin e YÖK.



Lajme të ngjashme