Turqia, vend model për integrimin e personave me aftësi të kufizuara

Dr. Fadila Grine nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik, tha se individët me aftësi të kufizuara në vendet islame bëjnë një jetë të ndarë nga jete ekonomike dhe sociale e shoqërisë, kurse Turqia do të jetë një model për vendet islame.

598393
Turqia, vend model për integrimin e personave me aftësi të kufizuara

Drejtoresha e Departamentit për Familjen dhe Punëve Sociale në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, algjeriania Dr. Fadila Grine tha se individët me aftësi të kufizuara në vendet islame bëjnë një jetë të ndarë nga jete ekonomike dhe sociale e shoqërisë, kurse Turqia do të jetë një model për vendet islame në këtë çështje.

Grine këto deklarata i bëri në fjalën që mbajti në konferencën me temë “Punësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara në vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik”, organizuar nga Ministria turke e Familjes dhe Politikave Sociale në bashkëpunim me Qendrën e Kërkimeve Statistikore, Ekonomike e Sociale dhe Trajnuese të Vendeve Islamike (SESRIC).

Dr. Grine tha se Turqia ka bërë përparime të rëndësishme në çështjet e qasjes së kategorisë së individëve të moshës së tretë dhe me aftësi të kufizuara në shërbimet që kanë të bëjnë me kujdesin fizik dhe shëndetësor si dhe edukimin e tyre.

“Në vendet islame personat me aftësi të kufizuara bëjnë një jetë të izoluar nga jeta ekonomike dhe sociale e shoqërisë. Për sa i takon kësaj çështjeje Turqia do të jetë një model për vendet islame. Turqia vazhdon të bëjë investime të rëndësishme për rritjen e standardeve të jetesës së kësaj kategorie, për t’u siguruar atyre pjesëmarrjen në çdo fushë të jetës dhe për punësimin e tyre. Ajo siguron ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e popullatës. Vendet islame dhe afrikane kanë nevojë për eksperiencën e Turqisë”, tha Grine.

Kurse Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Musa Kullakllëkaja (Musa Kulaklıkaya) në fjalën e tij tha çështjet në lidhje me punësimin dhe lehtësimin e jetesës së personave që kanë nevojë për një kujdes të veçantë janë diçka e re për shumë vende islame.

“Unë mendoj se Turqia bashkë me vendet e tjera islame që kanë hedhur hapa si Turqia në këtë drejtim kanë shumë gjëra për të ndarë me vendet e simotra”, shtoi ai.



Lajme të ngjashme