Kalin: Tentativa e grusht shteti afroi më shumë shoqërinë pranë njëri-tjetrit

Zëdhënësi Kalin priti në takim delegacionin e përfaqësuesve të mediave nga vendet e Ballkanit të cilët ndodhen në Turqi në kuadër të programit “Dëshmia e historisë dhe unitetit kombëtar”.

Kalin: Tentativa e grusht shteti afroi më shumë shoqërinë pranë njëri-tjetrit

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin deklaroi se tentativa për grusht shteti e ndërmarr më 15 korrik nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) afroi edhe më shumë shoqërinë pranë njëri-tjetrit.

Zëdhënësi Kalin priti në takim delegacionin e përfaqësuesve të mediave nga vendet e Ballkanit të cilët ndodhen në Turqi në kuadër të programit “Dëshmia e historisë dhe unitetit kombëtar”.

Në pritjen e bërë në Kompleksin Presidencial, Ibrahim Kalin i bëri një vlerësim tentativës së grusht shtetit të 15 korrikut dhe marrëdhënieve mes Turqisë dhe vendeve të Ballkanit.

Në lidhje me tentativën e grusht shtetit Kalin tha se “Një tentativë e këtij lloji në vende tjera shkatërron shoqërinë dhe ekonominë e vendit, ndërsa në Turqi bëri që shoqëria të afrohet edhe më afër njëri-tjetrit dhe e forcoi edhe më shumë ekonominë”.

Duke e bërë të ditur se tentativa e grusht shteti në kuptim të plotë ka qenë një tentativë për rrëzimin e qeverisë, zëdhënësi Kalin tha: “Turqia deri më sot ka përjetuar shumë grusht shtete, por asnjëherë nuk është përballur me një tentativë të tillë. FETO është një organizatë e cila çdo herë ka qëndruar pranë të fortit. Janë duke kryer aktivitete ilegale dhe kanë formuar një perandori kriminale. Me miliona dollarë janë transferuar tek FETO nën fushatën e mbledhjes së donacioneve (himet). Nëse pyetni se çfarë të metash kanë shkollat turke që kanë hapur, atëherë mund të them se këto shkolla janë të shtrenjta, aty mund të vijojnë mësim vetëm fëmijët e familjeve të pasura, kanë zgjedhur fëmijët e politikanëve dhe i sollën në pozita të larta. Kanë mundësuar që këta fëmijë të marrin pikë të larta duke iu dhënë pyetjet e provimeve. Këtu nuk ka as virtyt e as transparencë”.



Lajme të ngjashme