Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kaja: Shpresoj që hapi i OBI-t të bëhet shembull për perëndimin

Ministrja turke e Familjes dhe Politikave Sociale Betyl Sajan Kaja (Betül Sayan Kaya) falënderoi Organizatën e Bashkëpunimit Islamik që e shpalli organizatën terroriste Gyleniste / struktura paralele në shtet (FETO/PDY) organizatë terroriste.

Kaja: Shpresoj që hapi i OBI-t të bëhet shembull për perëndimin

Kaja në fjalimin që mbajti në mbledhjen e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll tha se shpreson që ky hap të jetë shembull edhe për Perëndimin.  

“Çdo ditë në vende të ndryshme islame vëllezërit tanë myslimanë vriten nga forcat pushtuese dhe terroristët. Ata që mbjellin farat e urrejtjes në këtë hapësirë gjeografike kanë në objektivë vëllazërinë tonë” tha Kaja.

Fuqitë përçarëse duan të dobësojnë unitetin tonë tha Kaja dhe shtoi: “Si Organizata e Bashkëpunimit Islamik OBI ne duhet të vazhdojmë luftën e përbashkët kundër çdo lloj terrori. Unë dua të falënderoj OBI-n që shpalli FETO-n organizatë terroriste. Unë shpresoj që ky hap të jetë një shembull për botën Perëndimore që pavarësisht të gjitha atyre ngjarjeve nuk kanë treguar reagimin e nevojshme kundër kësaj organizate terroriste”.



Lajme të ngjashme