Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Bozda vazhdon kontaktet në ShBA për ekstradimin e Gylenit

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozda tha se në takimin që kishte pasur me Sekretaren amerikane të Drejtësisë, Loretta Lynch për ekstradimin e kreut të FETO-s, Fethullah Gylen, kishte paraqitur prova shtesë për arrestimin e përkohshëm të Gylenit.

Bozda vazhdon kontaktet në ShBA për ekstradimin e Gylenit

I ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ekstradimin e Gylenit, Ministri i Drejtësisë Bekir Bozda (Bekir Bozdağ) pas takimit që pati në Uashington me Sekretaren amerikane të Drejtësisë, Loretta Lynch organizoi në rezidencën e Ambasadës së Turqisë në Uashington një konferencë për median.

Në përgjigje të pyetjes se ishte shënuar apo jo ndonjë progres në lidhje me kërkesën e Turqisë për arrestimin e përkohshëm të kreut të FETO-s, Fethullah Gylen, Ministri Bozda përmendi edhe një herë se vendimi për arrestimin e përkohshëm është një vendim që do të merret nga gjykatat  amerikane.

Përveç provave që kanë të bëjnë me tentativën për grusht shteti, ne i paraqitëm palës amerikane prova shtesë lidhur me dosjet e mëparshme (para datës 15 korrik 2016), sqaroi Bozda, duke shtuar se Gyleni duke marrë në konsideratë sensibilitetin që po tregon administrata amerikane për ekstradimin e tij (në Turqi), ka nisur të kërkojë një vend tjetër ku mund të strehohen për shkak të shqetësimit që e ka zënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta ekstradojnë drejt Turqisë.

Ministri Bozda renditi edhe disa prej këtyre vendeve, ku mund të shkojë Gyleni.

“Shërbimi informativ turk zotëron informacion shumë të fuqishëm se Gyleni ka nisur të kërkojë një vend për t’u vendosur në shtete si Belgjikë, Brazil e Kanada. Ai po bën përgatitje për të gjetur vendin e përshtatshëm. Këto informacione ne ua kemi përcjellë edhe më herët autoriteteve amerikane. Gjatë këtij takimi patën rastin që t’ua përcjellim edhe një herë tjetër”, nënvizoi Ministri turk i Drejtësisë.

Bozda tha gjithashtu se me homologen amerikane, Lynch, kishte pasur një takim të frytshëm. “Në këtë takim me patën rastin të negociojmë në mënyrë reciproke dosjet që Turqia i ka dërguar ShBA-ve me kërkesë ekstradimin e Gylenit për veprat penale që themeluesi i organizatës FETO dhe drejtuesi terrorist i saj, Fethullah Gylen ka kryer para puçit ushtarak dhe kërkesën e Turqisë për arrestimin e përkohshëm të tij me akuzën se është autori kryesor i tentativës së grushtit të shtetit të 15 korrikut”, tha Bozda para gazetarëve.

Ministri sqaroi se homologes amerikane i kishte përcjellë edhe sensibilitetet dhe pritshmëritë e Turqisë në lidhje me këtë çështje.

Është hera e parë që një Ministër turk i Drejtësisë i bën vizitë homologut amerikan për të biseduar për ekstradimin e një krimineli. Kjo është mjaft e rëndësishme në aspektin e asaj se sa shumë rëndësi i kushtojmë ne këtij ekstradimi dhe sa rëndësi të madhe bart kjo çështje për popullin turk dhe Turqinë”, tha Ministri Bozda, duke shtuar se palës amerikane i kishin përcjellë edhe informacionin që kreu i FETO-s (Fethullah Gylen) vazhdon ta drejtojë organizatën terroriste nga Pensilvania.

Në takim ne shprehëm me një gjuhë shumë të qartë se kjo është e pashpjegueshme dhe e papranueshme për dy vende mike dhe aleate si Turqia me Amerikën. Sekretares amerikane të Drejtësisë i thashë se një gjë e tillë tani duhet ndalur”, u shpreh Bozda.

“Edhe Lynch më tha se i kushtonte shumë rëndësi kësaj çështjeje dhe për ta treguar këtë ata kishin dërguar në Turqi një ekip me specialistë të fushës, të cilët kishin bërë vlerësime reciproke”, tha Bozda, ndërsa shtoi se Turqia në kërkesën e saj për ekstradim nuk është se po anashkalon procesin juridik e gjyqësor (të drejtësisë amerikane).

“Ne si Turqi nuk themi që “anashkaloni gjyqësorin dhe na e jepni neve”. Ajo që themi ne është që proceset gjyqësore të vazhdojnë të funksionojnë, dhe kemi bindjen se në fund të atij procesi do të dalë një vendim sipas pritshmërive të Turqisë. E rëndësishme është që ky proces gjyqësor të fillojë. Pasi kur të ketë filluar procesi gjyqësor, patjetër që prej tij do të dalë edhe një vendim. Provat që përmbajnë dosjet janë mjaft të rëndësishme. Në lidhje me këtë hetim Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngarkuar me detyrë 5 prokurorë dhe mbi këtë çështje po punohet me kujdes. Edhe ne i thamë palës amerikane që ky proces duhet përshpejtuar”, sqaroi ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozda.



Lajme të ngjashme