Sulm me raketë nga Siria në Kilis të Turqisë

Ekipet e xhandarmërisë filluan punimet e inspektimit në vendngjarje.

Sulm me raketë nga Siria në Kilis të Turqisë

Si pasojë e rënies së një predhe rakete të hedhur nga Siria në një fushë bujqësore në nënprefekturën Elbejli (Elbeyli) të rrethit Kilis në Turqisë është plagosur një punonjëse 18 vjeçare siriane emri i të cilës nuk është mësuar ende.

Sipas informacioneve të marra nga forcat e sigurisë raketa u hodh nga rajoni që gjendet në duart e terroristëve në Siri.

Vajza e plagosur u dërgua për kurim nga ana e familjarëve në Spitalin Shtetëror Elbejli.

Ekipet e xhandarmërisë filluan punimet e inspektimit në vendngjarje.



Lajme të ngjashme