Mehdi Eker: Reagimi i Anglisë ndaj grusht shteti ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne

Zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Mehdi Eker tha se puçistët në Turqi përveç se goditën të drejtat e njeriut, ata kërcënuan drejtpërdrejt edhe jetët e qytetarëve.

Mehdi Eker: Reagimi i Anglisë ndaj grusht shteti ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne

Zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), Mehdi Eker tha se puçistët në Turqi përveç se goditën të drejtat e njeriut, ata kërcënuan drejtpërdrejt edhe jetët e qytetarëve.

Eker, i cili së bashku me një grup të deputetëve të Partisë AK vizitoi Anglinë, i bëri një vlerësim kësaj vizite.

“Reagimi i ashpër i Anglisë i bërë në orët e para të tentativës për grusht shteti të ndërmarr nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY) më 15 korrik dhe deklarata se zënë vend pranë Turqisë, qeverisë dhe parlamentit të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe se solidarizohet me Turqinë për demokracinë, ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne”, tha Eker.

Duke e bërë të ditur se kanë dhënë informata në lidhje me tentativën për grusht shteti të FETO dhe në lidhje me zhvillimet e mëpasshme në Turqi, Eker tha se “Mediat ndërkombëtare fatkeqësisht herë pas here publikojnë lajme në një mënyrë jo të drejtë në lidhje me zhvillimet pas tentativës për grusht shtet. Njerëzit ndikohen nga këto lloj lajmesh që zënë vend në mediat ndërkombëtare. Nganjëherë është e rëndësishme që politikanët, udhëheqësit e opinioneve, institucionet e mendimeve të informohen në mënyrë të drejt”.

Gjatë vizitës do të kenë takime edhe me disa institucione mediatike në Angli me qëllim të parandalimit të ndotjes së informacionit në lidhje me zhvillimet gjatë dhe pas tentativës së grusht shteti në Turqi tha Mehdi Eker, ndërsa shtoi se “Qëllimi është që të mënjanojmë ndikimin e transmetimeve të qëllimshme të bëra kundër Turqisë dhe të shpjegohet e drejta”.

“Populli turk me një qëndrim fisnik vuri në pah lidhjen e tij ndaj demokracisë. 241 bijtë e këtij atdheu qëndruan të paarmatosur përballë tankeve nëpër rrugë. Ata vënë gjokset e tyre përballë zjarrit të hapur nga helikopterët dhe dhanë jetët e tyre. Në këtë ngjarje u plagosën 2 mijë e 195 vëllezër tanë dhe arritën ta zmbrapsin tentativën e grusht shtetit. Këtë e arritën civilët të paarmatosur, me grushtet dhe trupat e tyre. Ata këtë e bënë me besimin dhe dashurinë ndaj atdheut në zemrat e tyre”, tha Eker.

Në kuadër të kontakteve të tij në Londër, Mehdi Eker iu drejtua përfaqësuesve të organizatave joqeveritare në ambientet e Qendrës së Kulturës Junus Emre, gjithashtu u takua edhe ne zyrtarët e Fondacionit Turken dhe Unionit të Demokratëve Turq në Evropë.



Lajme të ngjashme