Turqi - Në operacionet e fundit neutralizohet 26 terroristë të PKK-së

Forcat e Armatosura të Turqisë në rrethin e malit Dyyn (Düğün) kanë zbuluar një grup të terroristëve të PKK-së duke bërë përgatitje për kampin dimëror.

Turqi - Në operacionet e fundit neutralizohet 26 terroristë të PKK-së

Gjatë operacioneve që u zhvilluan në Shërnak (Şırnak), Hakjari (Hakkari) dhe Tunxheli (Tuceli) janë asgjësuar 26 terroristë.

Forcat e Armatosura të Turqisë në rrethin e malit Dyyn (Düğün) kanë zbuluar një grup të terroristëve të PKK-së duke bërë përgatitje për kampin dimëror.

Njësitë e komandës së 48-të të Brigadës Kufitare në Shërnak dhe rojet e fshatit vazhdojnë kanë goditur grupin e terroristëve nga ajri dhe toka.

Në këtë operacion janë neutralizuar 15 terroristë.

Ndërkaq në operacionet e ndërmarra në nënprefekturën Çukurxha (Çukurca) të Hakjarit të mbështetura edhe nga ajri me avion të telekomanduar të armatosur janë vrarë 4 terroristë, ndërsa në Ovaxhik (Ovacik) të Tunxhelit u neutralizuan 7 të tjerë.

Në kuadër të operacioneve u shkatërrua edhe një makinë e ngarkuar me mjete shpërthyese.

Në anën tjetër bëhet e ditur se terroristi, i cili vendosi bombën në rrugë në Hakjari nga shpërthimi i së cilës kanë rënë dëshmorë 4 ushtarë dhe u plagos një tjetër, është kapur në Stamboll.

Ndërkaq mësohet se reagimet kundër organizatës terroriste PKK vazhdojnë duke u rritur në zonat lindore dhe juglindore të vendit.

Banorët e këtyre zonave, të cilët pësojnë dëme të mëdha nga sulmet, kërkojnë që terrori të çrrënjoset nga jetët e tyre.

Në mitingun e organizuar në nënprefekturën Genç të Bingolit (Bingöl) u protestua kundër ngjarjeve të terrorit.

Nga sulmi me bombë të ndërmarr dje në këtë zonë nga ana e terroristëve të PKK-së kanë rënë dëshmorë 2 policë.


Fjalët Kyçe: operacion , PKK , terroristët , Sirnak , Hakkari , Tunceli , Turqi

Lajme të ngjashme