Turqi - 15 terroristë të PKK-së të neturalizuar në operacionet ajrore në Sirnak

Forcat Ajrore Turke shkatërruan disa pozicione të terroristëve të PKK-së në zonën rurale të Sirnakut gjatë përgatitjeve të tyre për kamp dimëror.

Turqi - 15 terroristë të PKK-së të neturalizuar në operacionet ajrore në Sirnak

Në operacionin me avionët luftarakë ndaj terroristëve të cilët në zonën rurale të Şırnakut ishin në përgatitje për kamp dimëror, janë shkatërruar strehimoret dhe armët e terroristëve, ndërsa sipas vlerësimeve të para janë neutralizuar 15 terroristë.

Siç informojnë nga Forcat e Armatosura Turke, njësitë e komandës së 48-të të Brigadës Kufitare në Şırnak dhe rojet e fshatit vazhdojnë operacionet e tyre në jug të malit Düğün ndaj terroristëve të cilët në kuadër të përgatitjeve për kamp dimëror gjenden në rajon.

Në përleshjen e parë janë neutralizuar 3 terroristë. Pastaj në rajonin ku gjenden terroristët janë sulmuar me artileri dhe mortaja. Gjithashtu në rajon janë dërguar avionët luftarakë të Komandës së Forcave Ajrore.

Strehimoret e terroristëve janë vënë në shënjestër të sulmeve nga avionët luftarakë dhe si rezultat i operacionit janë shkatërruar strehimoret dhe armët e terroristëve. Sipas vlerësimeve të para janë neutralizuar 15 pjesëtarë të organizatës terroriste.

Operacionet në rajon janë ende duke vazhduar.



Lajme të ngjashme