Jëlldërëm: Sistemi presidencial do të kalojë nga kuvendi dhe do i lihet popullit në dorë

Kryeministri i Turqisë Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se për sistemin presidencial Partia për Drejtësi dhe Zhvillim AK do ti ofrojë propozimin Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM).

Jëlldërëm: Sistemi presidencial do të kalojë nga kuvendi dhe do i lihet popullit në dorë

Kryeministri Jëlldërëm në fjalimin drejtuar biznesmenëve turq në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në rrethin Afjonkarahisar, tha: “Kuvedi i lartë do të japë vendimin, do të pranojë këtë ndryshim dhe ky ndryshim do të vijë përpara jush dhe përpara popullit tonë i cili do të japë vendim si ta shohë të përshtatshëm”.

”Nga njëra anë është Presidenti i zgjedhur me votat e popullit dhe nga ana tjetër është një kushtetutë e shkruar sipas një presidenti të zgjedhur me vështirësi nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë dhe ky është një çalim që duhet rregulluar” u shpreh kryeministri turk.

Ai bëri të ditur gjithashtu se me ndryshimin e Kushtetutës do të zgjidhen edhe shumë çështje.

“Ekzekutimin e ligjit do ta përforcojmë, Kuvendin do ta përforcojmë dhe do ta kthejmë në një pozicion serioz kontrollimi. Dhe në Turqia pas kësaj nuk do të ketë një pozitë të përçarë” tha Kryeministri i Turqisë Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım).



Lajme të ngjashme