Çaji organik turk i kërkuar në tregun botëror

Ndërmarrja më e madhe shtetërore në Turqi për prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e çajit, ÇAYKUR, vazhdon të zgjerojë tregun e saj ndërkombëtar, thotë Drejtori i Përgjithshëm i saj, Imdat Sytlyollu.

Çaji organik turk i kërkuar në tregun botëror

 

Ndërmarrja më e madhe shtetërore në Turqi për prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e çajit, ÇAYKUR, vazhdon të zgjerojë tregun e saj ndërkombëtar.

Drejtori i Përgjithshëm i ÇAYKUR, Imdat Sytlyollu (İmdat Sütlüoğlu) tha se ÇAYKUR sot është prezent në 80 vende të botës dhe numri i tregjeve (vendeve) që hyn po rritet çdo vit e më shumë

ÇAYKUR mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Ushqimit (SIAL), që u realizua në Paris të Francës ndërmjet datave 16-20 tetor 2016 dhe ndërmarrja vazhdon të përparojë me hapa të rëndësishëm në rrugën për t’u bërë një markë botërore, thuhet në një komunikatë lëshuar nga zyra e drejtorit të kompanisë.

Nëpërmjet pjesëmarrjes në panaire është rritur edhe popullariteti i ÇAYKUR-it në treg. Në panaire ne bëjmë promovimin e shumë produkteve tona, njofton Sytlyollu.

“Në tregun botëror marka jonë vazhdon të rritet me shpejtësi. Përveç çajit të zi ne ofrojmë edhe çajin jeshil, çajrat bimore dhe ato të përziera me fruta si dhe çajin e ftohtë, të cilin në treg e gjeni me markën “Didi”, sqaron Sytlyollu.

Çaji turk ka një avantazh të veçantë, pasi është prodhim organik, - shprehet Sytlyollu – dhe shton se në gjatë kultivimit (bujqësor) të çajit turk nuk përdoren kimikate, po ashtu edhe gjatë përpunimit të tij nuk përdoren editivë (lëndë shtesë).

Falë klimës së veçantë dhe shumë të përshtatshme që ka Rajoni i Detit të Zi për prodhimin e çajit, çaji turk është i vetmi çaj në botë mbi gjethet e të cilit bie dëborë, thekson Drejtori i Përgjithshëm i ÇAYKUR-it. 

“Ndërmarrja jonë (ÇAYKUR) po punon që të gjithë pellgun (hapësirën) që përdoret për prodhimit e çajit ta shndërrojnë në një të ardhme në bujqësi organike. Objektivi është që me çajin tonë organik të zëmë një vend të gjerë në tregun botëror. Siç e dini në veçanti në Evropë ka një interes të veçantë ndaj prodhimeve organike. Produktet tona janë joshëse për konsumatorin evropian, pasi ato janë organike dhe gjatë prodhimit e përpunimit të tyre nuk përdoren lëndë shtesë”, tha Drejtori i ÇAYKUR-it, Imdat Sytlyollu.

“Në vitin 2017 në Turqi dhe botë ne do të hapim çajtore me emrin “Çayla”, kur krahas rreth 60 llojeve të ndryshme të çajit do të serviren edhe gatime që shoqërojnë çajin, njoftoi Sytlyollu.



Lajme të ngjashme