Bilal Ekshi emërohet drejtor i përgjithshëm i Linjave Ajrore Turke

Drejtori i Përgjithshëm i Linjave Ajrore Turke (THY) u emërua Bilal Ekshi (Bilal Ekşi).

Bilal Ekshi emërohet drejtor i përgjithshëm i Linjave Ajrore Turke

Në deklaratën e bërë nga Linjat Ajrore Turke në vend të Temel Kotil që zhvilloi detyrën e drejtorit të përgjithshëm të THY-së për 11 vjet me radhë u emërua Drejtori i Përgjithshëm i Aviacionit Civil Bilal Ekshi.

Bilal Ekshi, emërimi i të cilit u bë nga bordi drejtues i Linjave Ajrore Turke në vitin 2003 ka qenë Kryetari i Atelieve të Revizionit të THY-së.

Më pas ai zhvilloi detyrën e zëvendësdrejtorit të Administrimeve Lokale dhe më pas ka qenë Drejtori i Përgjithshëm të Linjave Ajrore të Qipros Turke.

Së fundmi ai ushtronte detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Aviacionit Civil.

Ndërkaq, Temel Kotil që ushtroi detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Linjave Ajrore Turke (THY) për 11 vjet u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Kompansë turke të industrisë aeronautike (TUSAS).



Lajme të ngjashme