Ushtria turke vazhdon të asgjësojë objektivat e PYD-së në Siri

Forcat e Armatosura Turke deklaruan se sot në një operacion të dytë ndaj PYD-së, zgjatimit në Siri të organizatës separatiste terroriste PKK, u goditën 6 objektiva të terroristëve.

Ushtria turke vazhdon të asgjësojë objektivat e PYD-së në Siri

Forcat e Armatosura Turke bënë një deklaratë në lidhje me ditën e 59-të të operacionit ‘Mburoja e Eufratit’ e filluar në 24 gusht për pastrimin e veriut të Sirisë nga elementët e terrorit.

Në deklaratë shkruhej: “40 objektiva të organizatës terroriste DAESH dhe 6 objektiva të PYD/PKK të përcaktuara me mjete të ndryshme janë marrë nën zjarr me mjete mbështetëse dhe është penguar aftësia e tyre e manovrimit duke u marrë nën presion”.

Ndërkaq u publikuan edhe pamjet e djeshme të operacionit ajror ku Forcat e Armatosura Turke asgjësuan 200 terroristë të PYD-së.



Lajme të ngjashme