Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqi - Programuesi i "ByLock"-ut të FETO-s del para gjykatës

Një ish punonjës në institucionin për studime shkencore-teknologjike të Turqisë (TUBITAK) u nxor para gjykatës nën akuzën se ka bërë programimin e aplikacioneve të koduara "By Lock" i përdorur nga FETO.

Turqi - Programuesi i "ByLock"-ut të FETO-s del para gjykatës

I arrestuari Ihsan T. një ish punonjës në institucionin për studime shkencore-teknologjike të Turqisë (TUBITAK) u nxor para gjykatës nën akuzën se ka bërë programimin e aplikacioneve të koduara "By Lock" i cili është përdorur nga organizata terroriste FETO.

Lidhur me programin "By Lock" janë duke vazhduar hetimet të cilat udhëhiqen nga Prokurori i Kryeprokurorisë Republikane të Stambollit dhe Byroja kundër krimeve të organizuara, Mehmet Şenay Baygın.

Në kudër të informacioneve të reja u arrestua programuesi i aplikacionit "By Lock", Ihsan T.

Pas proceduarave në Drejtorinë e policisë i dyshuari është dërguar në Gjykatën e Stambollit në Çağlayan.

Pas marrjes në pyetje dhe kërkesës për arrestim Prokuroria kërkoi që i dyshuari të transferohet në Gjykatën kujdestare nën akuzë për “anëtarësim në organizatë terroriste të armatosur”.

Gjithashtu, u bë e ditur se i dyshuari më parë ka punuar në TUBITAK si ekspert, më pas ka punuar si ndihmës docent në Universitetin e Marmarasë dhe në fund pas tentativës për grusht shteti të FETO-s është larguar nga puna.

Përderisa ka qenë në detyrë në TUBITAK i dyshuari me njohuri të madhe në sferën e kriptologjisë ka ushtruar një pozicion të lartë në këtë institucion. Poashtu u bë e ditur se në këtë institucion ai ka punuar në shumë projekte të cilat llogariten si sekrete shtetërore.

I dyshuari në vendin e punës ka udhëhequr bisedat e FETO-s dhe ka mbledhur informacione për personelin brenda institucionit TUBITAK.

Poashtu u vërtetua se i dyshuari në një periudhë të caktuara ka jetuar së bashku me personat Şerif Ali Tekalan, Hayrettin Bahşi dhe Yahya Serin të cilët janë në kërkim pas arratisjes.



Lajme të ngjashme