Koment-Frenimi i dëshirave egoiste mundëson ndërtimin e një bote të drejtë

Ato që nuk i bënë avionët luftarakë, tanket, topat e armët e disa vendeve të pasura perëndimore dhe Kombet e Bashkuara që nga viti 1960 deri në 2010 i bëri Turqia e Re me moton “ndaj bukën me njerëzit në nevojë” .

Koment-Frenimi i dëshirave egoiste mundëson ndërtimin e një bote të drejtë

Kur shohim botën vëmë re se në rajonet me burime energjetikë përjetohen probleme serioze politike dhe sociale. Korrupsioni i rrit edhe më shumë këto probleme.

Investimi që këto vende të varfra bëjnë për armë është në dimensionin që mund të ngopë njerëzit e uritur të këtyre vendeve. Madje investimi i bërë për armët në vendet ku përjetohen luftëra civile është shumë më lart buxheteve të investimit në industri dhe zhvillim.

Një nga vendet që bie më shumë sy në këtë aspekt është Somalia. I tërë vendi përbëhet nga sekti suni dhe shafii.Në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme nuk ka pothuajse asnjë një vend me një veçori të tillë. Në të gjitha vendet gjenden grupe etnike të ndryshme.

Në Somali që nga viti 1960 ekziston problemi i autoritetit të shtetit. Ky problem në vitin 1980 u kthye në plot kuptimin e fjalës në vakumin e udhëheqjes. Dhe për shkak të kaosit dhe trazirave që përjetohen mes vëllezërve për tërë këto vite Somalia, që është vendi më pasuri më të mëdha në Afrikë si nëntokësore ashtu edhe mbi tokë, prej afërsisht 30 vjetësh lufton me skamjen.

Somalia nuk është e pasur vetëm me burimet e saja nëntokësorë dhe mbitokësore por nga aspekti i produkteve të detit ajo zotëron shtresat më të shumëllojshme dhe të pasura në botë. Për tërë ato vite pasuria e peshkut në ujërat e Somalisë mbushin sofrat e evropianëve. Për shkak të vakumit të udhëheqjes somaleze, anijet e peshkatarëve evropianë, pa paguar asnjë taksë dhe pa bërë asnjë pagesë, produktet e detit të Somalisë, që nga viti 1990, i transportojnë në vendet e tyre.

Operacioni i paqes së Kombeve të Bashkuara në këtë vend i zhvilluar në vitin 1991 në vend që të sillte qetësi në Somali përshkallëzoi edhe më keq luftën civile. Edhe familjet që ishin kundër përleshjeve u armatosën dhe u përfshinë në luftë. Ekzistenca e Forcave Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Somali e kanë bërë vendin të paudhëheqshëm.

Presidenti i Turqisë Recep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në periudhën kur ishte kryeministër duke i shpallur botës Turqinë e Re kishte deklaruar në platformën kombëtare dhe ndërkombëtare se “Turqia do të jetë vendi që do të çojë paqe dhe mirëqenie në çdo vend që shkon”.

Ai tha se Turqia do të tregojë më shumë interes ndaj Afrikës për të cilën është qëndruar indiferente që nga vitet 1920 dhe do të hapë dyert e Turqisë duke u qasur në rajon jo me qëllime kolonizuese apo me një botëkuptim superior por do të qaset me botëkuptimin e barazisë dhe partneritetit. Ky botëkuptim barazie i Erdoanit si fillim ishte përballë me dyshim në shumë vende të Afrikës. Por historia dhe punimet e zhvilluara në kontinent nga biznesmenët e Erdoanit, institutet e shoqërive civile dhe delegacionet diplomatike treguan në praktikë politikën e Turqisë së Re.

Disa vende të Afrikës që në fillim iu qasën me dyshim Turqisë së Re pas marrëdhënieve dypalëshe hapën deri në fund dyert e tyre.  Ndër vendet që është praktikuar më mirë vizioni i Turqisë së Re të Erdoanit është Somalia. Krahas ndihmave ekonomike për Somalinë  u realizuan edhe investime në fushën e mjekësisë, arsimit dhe transportit. Të gjitha ndihmat që kapnin vlerën miliarda dollarë u bënë pa pritur diçka në shkëmbim dhe ishin tërësisht në formën e dhuratës.

Vakëfet turke zhvilluan aktivitete njerëzore për çdo cep të vendit. Ata hapën puse uji dhe shkolla. Ata u bënë ‘ilaç’ për problemin e ujit dhe arsimit. Dhe të gjitha këto shërbime u bënë tërësisht  me donimet e shtetit dhe popullit turk. Edhe ushtria turke që më parë luftonte kundër piratëve të detit në Somali nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s hodhi hapa të përshtatshme për konceptin e Turqisë së Re. Investimet njerëzore dhe ndihmat e shtetit turk dhe instituteve të shoqërisë civile turke bënë ndikim si një motor për stabilizimin e shoqërisë së Somalisë dhe krijimin e  një sistemi të tyre.

Për këtë arsye Erdoan duke dhënë “direktivë autoriteteve” dha detyrën e “ndihmës për Somalinë”. Kështu që Turqia në tokat e Somalisë filloi të ndërtojë një bazë ku do të dislokohen mijëra ushtarë.

Përpara se Erdoani të ndihmonte Somalinë ky vend ishte i mbyllur për vendet e botës. I huaji i parë që shkelte mbi këtë vend pas dhjetëra vitesh ishte kryeministri Erdoan (në atë kohë). Duke ngritur aeroportin në Mogadisho siguroi hapjen e Somalisë në botë. Sot në Mogadisho dhe linjat e tjera të brendshme të  vendit bëhen shumë fluturime. Mijëra të rinj somalezë me anë të këtij korridori ajror të ngritur nga Erdoan duke filluar nga Turqia, studiojnë në shumë vende të botës dhe kthehen në Somali për ti shërbyer vendit.

Somalia që nuk kishte një autorit shtetëror që nga grusht shteti në vitin 1960, si rezultat i ndihmave dhe investimeve pa pritur diçka në shkëmbim të Erdoanit, arkitektit të Turqisë së Re, çdo ditë përparon drejt rrugës për të qenë një shtet i drejtë dhe i rregullt.

Ato që nuk i bënë avionët luftarakë, tanket, topat e armët e disa vendeve të pasura perëndimore dhe Kombet e Bashkuara që nga viti 1960 deri në 2010 i bëri Turqia e Re me moton “ndaj bukën me njerëzit në nevojë” dhe “për një botë që jeton në barazi, drejtësi dhe siç e ka hak”.

Baza ushtarake turke e ngritur në bririn e Afrikës padyshim që do të jetë shembull edhe për rajonet e tjera problematike. Nëse do ti bënim ballë ambicieve dhe dëshirave materialiste ndërtimi i një bote të drejtë do të ishte shumë i lehtë.



Lajme të ngjashme