Gjysmëhëna e Kuqe Turke fillon fushatën humanitare për Mosullin dhe Telaferin

Gjysmëhëna e Kuqe Turke Këzëllaj (Kızılay) filloi fushatën e ndihmave humanitare për të siguruar nevojat e ushqimit të 2 milionë njerëzve në Mosull dhe Telafer të Irakut.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke fillon fushatën humanitare për Mosullin dhe Telaferin

Fushata u deklarua nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Këzëllajit, Dr. Kerem Kënëk (Dr. Kerem Kınık) në rrjetin social Twitter.

Në mesazh shkruhej: “Në Mosull dhe Telafer 2 milionë njerëz i presin ditë të vështira. Ndërkohë që po afrohet dimri mijëra njerëz braktisin shtëpitë e tyre. Me kontributin tuaj ne sigurojmë ndihmat e ushqimit të Mosullit dhe Telaferit”.

Për të mbështetur fushatën humanitare populli turk mund të dërgojë mesazh në telefon në numrin 2868 në shkëmbim të donimit të 10 lirave turke (afërsisht 3.3 dollarë).

Për të pastruar Mosullin nga organizata terroriste DAESH, njësitë e ushtrisë së Irakut, forcat peshmerge dhe Muxhahitët e Ninova (Ninawa) shumica e të cilëve janë stërvitur nga ushtarët turq në Kampin Bashika, në 17 tetor filluan operacionin e Mosullit.

Në qytet mijëra civilë gjenden nën zgjedhën dhe mizorinë e DAESH-it.



Lajme të ngjashme