Analizë - DAESH-i, Dabiku dhe budallallëqet e një ideologjie apokaliptike

Aktorët kryesorë, duke përfshirë fuqitë botërore, lojtarët rajonalë dhe aktorët jo-shtetërorë duhet të ndalojnë përdorimin e DAESH-it për interesat e tyre të vogla strategjike, sepse kjo luftë nuk ka fitues. Dy padrejtësi nuk bëjnë një të drejtë.

593494
Analizë - DAESH-i, Dabiku dhe budallallëqet e një ideologjie apokaliptike

- Nga Ibrahim Kalin -

Zv.sekretari i Përgjithshëm dhe Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) thotë se “Humbja e Dabikut është një goditje e madhe ndaj ideologjisë së devijuar të DAESH-it. Sepse DAESH-i beson që Dabiku është vendi, ku do të bëhet lufta e ditës apokaliptike.

Në artikullin me titull “DAESH-i, Dabiku dhe budallallëqet e ideologjisë apokaliptike”, shkruar për gazetën “Daily Sabah”, Kallën thotë se Ushtria e Lirë Siriane, e cila mbështetet nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), më 16 tetor rimori qytetin e Dabikut nga DAESH-i, duke i dhënë kështu një goditje tjetër të rëndë DAESH-it në kuadër të Operacionit Mburoja e Eufratit, që ka filluar më 24 gusht.  

Përveç kësaj brenda një kohe të shkurtër, më pak se dy muaj, DAESH-i ka humbur territore të rëndësishme përgjatë kufirit turko-sirian. DAESH-i tani është duke u përballur me një problem në rritje lidhur me legjitimitetin, një nga komponentët kyçë të ideologjisë së saj të zvetënuar (perverse) të ndërtuar mbi një histori apokaliptike rreth Dabikut.

Operacionin Mburoja e Eufratit, Turqia e filloi për të pastruar kufijtë e saj nga elementët terroristë. Që nga fillimi i operacionit e deri më tani janë çliruar shumë fshatra e qyteza, që ndodhen në zonën kufitare Turqi-Siri ndërmjet lumenjve Tigër dhe Eufrat, duke përfshirë këtu edhe Xherabulusin (Jarablus) dhe dhjetëra vendbanime të tjera, të gjitha këto të pushtuara më parë nga DAESH-i. Me gjithë humbjet, Ushtria e Lirë Siriane vazhdon të përparojë pa u ndalur drejt zonave të kontrolluara nga DAESH-i duke e detyruar atë të tërhiqet në al-Bab dhe Raka, dy bastionet e fundit të grupit terrorist në Siri. Është provuar që Operacioni Mburoja e Eufratit është një ofensivë efektive kundër DAESH-it në Siri: gjatë këtij operacioni zonat janë pastruar nga terrori, është rritur morali i Ushtrisë së Lirë Siriane, grupet e moderuara janë inkurajuar për t’u bashkuar me Ushtrinë e Lirë Siriane dhe mijëra sirianëve u është dhënë mundësia të rikthehen në shtëpitë e tyre. Për më tepër, ky operacion (Mburoja e Eufratit) ka shkatërruar mitin shumë-qarkullues se Partia e Bashkimit Demokratik (PYD) dhe Njësitë Popullore të Mbrojtjes (YPG), degë terroriste këto të PKK-së në Siri, janë kinse e vetmja forcë efektive në terren kundër DAESH-it. 

Do të jetë e mjaftueshme të kujtojmë se si ka lindur DAESH-i në Irak, duke u krijuar si pasojë e pushtimit katastrofik të Irakut në vitin 2003 nga njëra anë dhe e politikave sektare të qeverisë Maliki në vitet 2010-2013 nga ana tjetër, dhe duke pushtuar së fundmi edhe qytetin e dytë më të madh të vendit, Mosullin.

Të tjetërsuar, të poshtëruar dhe të shtypur nga një qeveri armiqësore dhe nga grupet e armatosura të padisiplinuara të varura prej saj, fiset sunite dhe qytetarët e thjeshtë të Mosullit në vitin 2014 bënë sehir hyrjen e DAESH-it në qytetin e tyre, ndërsa ushtria 65,000 vetësh e Irakut po largohej nga qyteti pa hedhur asnjë një plumb të vetëm. Kjo jo vetëm që i dha DAESH-it një strehë të sigurt, por i helmoi edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet sunive dhe shiive. Shumë prej tyre kanë shqetësime të ngjashme tani edhe në lidhje me Operacionin e Mosulit ,që ka filluar pak ditë më parë (17 tetor 2016), shkruan Ibrahim Kallën në artikullin e tij për “Daily Sabah”.

Turqia është e vendosur ta vazhdojë Operacionin Mburoja e Eufratit deri në pastrimin e kufijve të saj nga të gjitha elementet terroriste dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve të saj dhe atyre të Sirisë përgjatë kufirit turko-sirian. Kjo është ajo çfarë po ndodh në korridorin e sigurisë në linjën Jarablus-Azaz, ku jeta është duke iu kthyer normalitetit dhe populli sirian, të paktën ata që jetojnë në këto zona, e ndjejnë veten të respektuar dhe të mbrojtur. Kjo është një dritëz shprese në një kohë kur bota duket se e ka braktisur popullin e Sirisë për shkak të luftërave të autorizuara dhe konkurrencës për forcë gjeopolitike.

Humbja e Dabikut për DAESH-in është një disfatë ushtarake. Por më e rëndësishmja është se kjo është një goditje e madhe për ideologjinë e saj të çoroditur (perverse), sepse DAESH beson se Dabiku është vendi, ku do të ndodhë beteja e ditës së kiametit, një Armagedon (beja e fundit midis forcave të së mirës e të së keqes) sipas eskatologjisë së krishterë.

Një vështrim i përciptë në këto botime zbulon gjëra shqetësuese, por paraqet edhe foton e madhe. Revista “Dabik” konceptet kryesore islamike i shtrembëron në mënyrë monstruoze dhe angazhohet në një propagandë të pastër me qëllim rekrutimi dhe vetë-lavdëruese. Ajo tregon prirjen e pasionuar dhe përfundimisht të pamend të grupit terrorist  për legjitimitetin. Revista, që për herë të parë ka dalë në vitin 2014 dhe së fundmi ka nxjerrë edhe numrin e 15-të të saj, pretendon se mbështetet në doktrinën e unitetit hyjnor (tevhid), në rrugën e duhur apo metodën (menhexh), migrimit (hixhret), xhihadin dhe bashkësinë (xhemat). E prodhuar në mënyrë profesionale, revista kërkon të bëjë legjitime pretendimet për kalifatin dhe u bën thirrje myslimanëve për të migruar atje. Përdorin taktika të lira propagandistike dhe sulmet. Sulmojnë çifutët, të krishterët, myslimanët shiitë, Vëllazërinë Myslimane dhe në fund të gjithë myslimanët që nuk blejnë ideologjinë e tyre të zvetënuar (perverse).

Letra, e cila mund të shihet edhe si një fetva fetare, dëshmon pikë për pikë falsitetin e ideologjisë së DAESH-it dhe pretendimin e saj për legjitimitet fetar. Ajo (letra) tregon se si DAESH-i shtrembëron konceptet fetare për të ndërtuar një ideologji shkatërruese - një konstrukt modern jo shumë i ndryshëm nga lëvizjet e tjera djallëzore të epokës moderne. Vitin e kaluar, Kryesia e Çështjeve Fetare në Turqi (Diyanet) ka publikuar një refuzim 40 faqesh me titull "DAESH-i si një lëvizje e shtrembërimit fetar dhe terrorizmit."

Përpjekjet për të de-legjitimuar ideologjinë DAESH-it duhet të vazhdojnë nga ana e autoriteteve të shquara myslimane fetare, si në botën myslimane ashtu edhe në Perëndim. Myslimanët nuk duhet të lejojnë që feja dhe tradita e pasur e tyre të merren peng për asgjë nga një grup barbarësh që synojnë të përfitojnë nga kjo botë vetëm për shtrembërim dhe shkatërrim. Vendet perëndimore duhet ta kuptojnë se çfarë është DAESH-i, dhe duhet të ndalojnë furnizimin e saj me municion duke e ndezur akoma edhe më shumë islamofobinë dhe populizmin anti-mysliman.

Rënia e Dabikut është një ngjarje e rëndësishme, por në asnjë mënyrë fundi i tregimit. Ka gjasa që DAESH-i të bëjë një luftë të ashpër në al-Bab dhe Raka të Sirisë dhe në Mosul të Irakut. Pavarësisht kësaj, lufta kundër kësaj organizate (DAESH) duhet të vazhdojë në nivelin e ideve, politikës dhe forcës ushtarake. Pasi bota ka për të pyetur veten “se si dhe pse një koalicion, ku marrin pjesë më shumë se 60 vende, ka dështuar sot e kësaj dite për të mundur këtë grup terrorist?”. Njëri nuk mund të ndihmojë në këtë pyetje, nëse ky "dështim" ka të bëjë me diçka tjetër, me "vlerën e përdorimit" të grupeve si DAESH në luftërat e autorizuara të shekullit të 21-të dhe se si ai (pra DAESH) është bërë një mjet i përshtatshëm në duart e lojtarëve që kërkojnë të imponojnë idetë e tyre të (mos)vendosjes së rendit në Lindjen e Mesme dhe në botën myslimane më gjerë.

Kjo pyetje është gjithashtu një kujtesë e dhimbshme për faktin se të dy përbindëshat e luftës siriane, pra, DAESH-i dhe regjimi i Esadit, ushqejnë njëri-tjetrin dhe për aq kohë sa ata janë lënë për të mbijetuar, ata do të vazhdojnë të ushqejnë krizën më të rëndë humanitare në Siri dhe më gjerë. Është e rëndësishme për të mposhtur DAESH-in në Siri, Irak dhe në vende të tjera. Por kjo luftë nuk duhet të mbjellë fara të reja të konfliktit dhe ndarjes. Aktorët kryesorë, duke përfshirë fuqitë botërore, lojtarët rajonalë dhe aktorët jo-shtetërorë duhet të ndalojnë përdorimin e DAESH-it për interesat e tyre të vogla strategjike, sepse kjo po shndërrohet në një luftë në të cilën nuk ka fitues. Dy padrejtësi nuk bëjnë një të drejtë.

Autor:Ibrahim Kalin - Zëdhënës dhe zv/sekretar i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë

Shqipëroi: Serdar Hüseyni



Lajme të ngjashme