Ndihmat e Turqisë të dërguara në Gazë iu shpërndanë familjeve në nevojë

Rrobat e fëmijëve dhe këpucët që Turqia i dërgoi në Gazë me anijen “Eclips” në shtator iu shpërndanë familjeve në nevojë nëpërmjet Ministrisë së Çështjeve Sociale në Rripin e Gazës.

Ndihmat e Turqisë të dërguara në Gazë iu shpërndanë familjeve në nevojë

Rrobat e fëmijëve dhe këpucët që Turqia i dërgoi në Gazë me anijen “Eclips” në shtator iu shpërndanë familjeve në nevojë nëpërmjet Ministrisë së Çështjeve Sociale në Rripin e Gazës.

Ushtruesi i detyrës së ministrit, Jusuf Ibrahim, deklaroi se ndihmat e dërguara nga Turqia iu dërguan familjeve në nevojë në kampin e refugjatëve Nuseyrat në jug të qytetit të Gazës.

Duke e bërë të ditur se me këto rroba janë pajisur 10 mijë fëmijë, Ibrahim tha se ministria në fjalë edhe më herët ka hapur ekspozitë duke ju mundësuar familjeve në nevojë për të bërë zgjedhjen e rrobave të nevojshme.

Duke shprehur kënaqësinë nga përpjekjet e Turqisë për ti lehtësuar vështirësitë e popullit të Gazës, Ibrahim tha se posaçërisht ndihmat dhe lodrat e dedikuara për të vegjlit do të ndihmojnë në rehabilitimin e psikologjik të fëmijëve të Gazës.

Ibrahim gjithashtu tha se nga ndihmat e dërguara me dy anije deri më tani kanë përfituar 150 mijë fëmijë dhe institucione palestineze dhe se presin që kjo shifër të dalë në 200 mijë.

Anija e dytë “Eclips” e cila dërgoi ndihma humanitare personave në nevojë muajin e kaluar arriti në limanin Ashdod të Izraelit.

Në këtë anije të përgatitur nga Agjencia për Menaxhimin e Krizave dhe Situatave Emergjente pranë Kryeministrisë turke (AFAD) ndodheshin 2 mijë e 500 tonë ndihma humanitare.

Ndërkaq anija e parë me ndihmat e dërguara nga Turqia arriti në Ashdod më 3 korrik.

Me anijen “Lady Leyla” krahas ndihmave në ushqim si oriz, sheqer dhe miell u dërguan edhe ndihma në veshmbathje dhe lodra për fëmijë gjithsej 11 tonë.



Lajme të ngjashme