Kurtulumus: Operacioni i Mosullit aktualisht nuk është në kundërshtim me tezat e Turqisë

Kurtullmush iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rendin e ditës gjatë pjesëmarrjes në një emision të drejtpërdrejtë të kanalit TRT Haber.

592829
Kurtulumus: Operacioni i Mosullit aktualisht nuk është në kundërshtim me tezat e Turqisë

Zëvendëskryeministri, Numan Kurtullmush (Numan Kurtulmuş) tha se pika në të cilën është arritur pas 36 orëve të operacionit për çlirimin e Mosullit nga organizata terroriste DAESH nuk është në kundërshtim me tezat e Turqisë.

Kurtullmush iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rendin e ditës gjatë pjesëmarrjes në një emision të drejtpërdrejtë të kanalit TRT Haber.

Në përgjigje të pyetjes në lidhje me qëndrimin e Turqisë ndaj operacionit të Mosullit, Zëvendëskryeministri tha se Turqia ka vënë në pah qëndrimin e saj që populli i Mosullit duhet të jetë elementi kryesor i këtij operacioni për spastrimin e zonës nga DAESH-i me mbështetje nga ajri të forcave të koalicionit dhe se edhe elementet e trajnuara dhe pajisura duhen të jenë pjesë e trajtimit të kësaj çështjeje.

Duke e bërë të ditur se njëra prej çështjeve të rëndësishme që shqetësojnë Turqinë në lidhje me Mosullin është dislokimi i grupeve si Hashdi Shabi dhe PYD në këtë zonë me pretekst se “Jemi duke bërë operacion kundër DAESH-it”, Kurtullmush tha se çështja tjetër është edhe prania e ushtarëve turq në kampin e trajnimit në Bashika.

Numan Kurtullmush theksoi se prania e Turqisë në Bashkika nuk u bë rastësisht, ndërsa shtoi se prania e Turqisë në Bashika vjen me miratimin dhe ftesën e qeverisë qendrore të Irakut, gjithashtu edhe me ftesë të qeverisë rajonale kurde të Irakut Verior.

“Kjo është plotësisht legjitime dhe nuk duhet lejuar asnjë zhvillim i cili do të kërcënonte praninë e Turqisë në Bashika”, tha Kurtullmush.

Ndërkaq duke e bërë të ditur se delegacioni i zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Jashtme turke, të cilët zhvilluan takime me qeverinë qendrore në Bagdad, dhanë informata në lidhje me takimin, Numan Kurtullmush tha “Turqia nuk bën punë fshehurazi dhe nuk flet ndryshe në sheshe e ndryshe prapa dyerve të mbyllura”.

“Aktualisht në pikën në të cilën është arritur pas 36 orëve të fillimit të operacionit nuk bëhet fjalë për ndonjë situatë ndryshe nga tezat e Turqisë”, tha Zëvendëskryeministri Kurtullmush, ndërsa shtoi se kanë informata se elementet e Hashdi Shabi dhe PYD-së nuk marrin pjesë në këtë operacion.

Zëvendëskryeministri duke aluduar se Turqia pas terrenit do të jetë e fortë edhe në tavolinë vijoi me këto fjalë: “Turqia është e detyruar të jetë e përfshirë në të gjitha ekuacionet në rajon. Këtë e di edhe Amerika e di edhe Rusia, por e di edhe qeveria qendrore e Irakut. Ajo që dëshirojnë ata është që Turqia të ulet në tavolinë e dobësuar sa më shumë të jetë e mundur dhe të mos jetë në ndonjë pozitë për të penguar lojën që do të luhet këtu. Teza jonë është e hapur. Iraku i takon irakianëve”.

Kurtullmush gjithashtu tërhoqi vëmendjen se deklaratat e Kryeministrit irakian, Hajdar Ibadi nuk e pasqyrojnë të vërtetën dhe se, retorikat e tij nuk kontribuojnë në paqen dhe bashkëjetesën mes grupeve të ndryshme, ndërsa shtoi se të gjithë duhen të sakrifikojnë për të mënjanuar këtë situatë të vështirë.



Lajme të ngjashme