Isik: Arrihet në marrëveshje për pjesëmarrjen e forcave ajrore turke në operacionin e Mosullit

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare bëri të ditur se Turqia është ftuar në mbledhjen e Mosullit që do të mbahet më 20 tetor në Paris të Francës, ndërsa shtoi se “Nuk është e mundur të merret ndonjë vendim për Mosullin pa praninë e Turqisë”.

592885
Isik: Arrihet në marrëveshje për pjesëmarrjen e forcave ajrore turke në operacionin e Mosullit

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Fikri Ëshëk (Fikri Işık) deklaroi se me forcat e koalicionit është arritur në marrëveshje për pjesëmarrjen e forcave ajrore turke në operacionet për shpëtimin e Mosullit nga organizata terroriste DAESH.

Fikri Ëshëk, i cili mori pjesë në mbledhjen e Ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore (SEDM) që u organizua në kryeqytetin Romë të Italisë, në deklaratën e bërë tha se operacioni i Mosullit është shumë i rëndësishëm për spastrimin e Mosullit nga DAESH-i.

Ëshëk bëri të ditur se pjesëmarrja e Turqisë në operacion do të përshpejtoj spastrimin e zonës nga organizata terroriste DAESH dhe do të mundësoj që rajoni të mos bëhet vendstrehim për organizatat tjera të terrorit.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare bëri të ditur se Turqia është ftuar në mbledhjen e Mosullit që do të mbahet më 20 tetor në Paris të Francës, ndërsa shtoi se “Nuk është e mundur të merret ndonjë vendim për Mosullin pa praninë e Turqisë”.

Duke prekur edhe në paralajmërimin e Komesariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) se rreth 100 mijë irakian do të mund të largohen nga vendet e tyre në drejtim të Sirisë dhe Turqisë për shkak të operacionit të Mosullit, Ministri Ëshëk tha që në qoftë se zbatohet strategjia e largimit të popullatës civile nga qyteti, atëherë nuk do të bien vetëm 100 mijë njerëz në pozitën e refugjatëve, por kjo shifër do të dalë në 1 milionë.

Fikri Ëshëk tha se Turqia shumë herë ka paralajmëruar për këtë situatë, ndërsa shtoi se “Ne vazhdojmë të insistojmë me durim në lidhje me këtë çështje: Operacioni i Mosullit patjetër duhet të kryhet nga ana e vetë banorëve të rajonit. Ta planifikojmë mirë këtë operacion, ta ndërmarrim me aktorët e duhur dhe të mos krijojmë fusha të reja të destabilitetit dhe luftimeve”.



Lajme të ngjashme