Erdoan: Me antiterrorizmin mund t’ia dalim duke rritur bashkëpunimin ndërkombëtar

Në fjalën që mbajti të martën në një aktivitet organizuar në Kompleksin Presidencial Erdoan tha se lufta kundër organizatave terroriste mund të jetë e suksesshme vetëm duke rritur bashkëpunimin ndërkombëtar.

Erdoan: Me antiterrorizmin mund t’ia dalim duke rritur bashkëpunimin ndërkombëtar

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se "me organizatat terroriste, që sa vijnë e globalizohen nga pikëpamja e aktivitetit dhe profilit militant, mund të luftohet në mënyrë të suksesshme vetëm duke rritur bashkëpunimin ndërkombëtar.

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në drekën e punës shtruar në Kompleksin Presidencial për nder të kryetarëve të kuvendeve që morën pjesë në takimin e 36-të të Komitetit Ekzekutiv të Unionit Parlamentar të Vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (PUOICM).

Erdoan tha se problemet që kanë të bëjnë me anti-islamizmin do të kapërcehen me unitet dhe solidaritet.

“Duhet që të mblidhemi për të gjitha çështjet duke punuar më shumë, duke qëndruar vigjilent ndaj përçarjeve, duke e forcuar terrenin e konsultimin, ashtu siç bëjmë edhe në takimet toka”, tha kreu i shtetit turk.

Presidenti Erdoan tha se mysimanët sot përballen me probleme dhe sfida shumë të ndryshme, duke filluar nga Afrika e deri në Lindjen e Mesme, nga Azia e deri në Amerikë. Për 6 vite me radhë përpara syve të të gjithë botës sirianët po përballen me mizorinë më të madhe përmes bombave fuçi dhe bombave thërrmuese, armëve kimike dhe armëve më moderne. Po mundohen që përmes Irakut dhe Jemenit të ndezin fitilin e një lufte civile shii-suni”, shtoi ai.



Lajme të ngjashme