Çavusoglu: OBI përfshinë FETO-në në listën e organizatave terroriste

“Falënderojmë Organizatën e Bashkëpunimit Islamik për solidaritetin e shprehur dhe mirëkuptimin për ndjeshmërinë që kemi për faktin e shpalljes së FETO-s si organizatë terroriste", deklaroi Ministri Çavusoglu.

592916
Çavusoglu: OBI përfshinë FETO-në në listën e organizatave terroriste

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bëri të ditur se Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) organizatën gyleniste (FETO/PDY) e shpalli organizatë terroriste dhe të njëjtën e përfshiu në listën e organizatave terroriste.

Ministri i Jashtëm Çavushollu i ndodhur në Tashkent të Uzbekistanit për mbledhjen e 43-të të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) në deklaratën e bërë nëpërmjet llogarisë në rrjetin social Twitter falënderoi organizatën për solidaritetin e shprehur me Turqinë.

“Falënderojmë Organizatën e Bashkëpunimit Islamik për solidaritetin e shprehur dhe mirëkuptimin për ndjeshmërinë që kemi për faktin e shpalljes së FETO-s si organizatë terroriste pas iniciativave që ndërmorëm për dy ditë me radhë”, shkroi Çavushollu në llogarinë e tij në Twitter, ndërkaq sipas tij vendimi i OBI-së paraqet një moment historik.

“Kjo tentativë është ndërmarr nga ana e organizatës terroriste gyleniste, pra FETO. Ky është një rrjet i terrorit i cili është aktiv në mbarë botën dhe posaçërisht është formuar në vendet islame. Për të financuar aktivitetet e tyre të jashtëligjshme ata përdorin lidhjet e tyre në rrethet e biznesit, institucionet e arsimit dhe median”, deklaroi Çavushollu.  

Të martën përmes një deklarate të përbashkët, Unioni Parlamentar i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në takimin e mbajtur në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent, dënoi të gjitha llojet e terrorizmit.

OBI publikoi deklaratën në të cilën shpreh solidarizim më Turqinë në luftën e saj kundër terrorizmit.

E themeluar në vitin 1969, OBI aktualisht ka 57 shtete anëtare, ndërsa për nga madhësia është organizata e dytë ndërqeveritare, menjëherë pas Kombeve të Bashkuara.

Turqia është anëtare që nga viti 1969. Rikujtojmë se javën e kaluar edhe ministrat e Jashtëm të Këshillit të Gjirit për Bashkëpunim (GCC) vendosën FETO-n në listën e grupeve terroriste duke shprehur përkrahjen për shtetin e Turqisë.

Pritet që pjesëmarrësit në fund të mbledhjes të nënshkruajnë deklaratën e Tashkentit.



Lajme të ngjashme