Turqia merr ftesën e pjesëmarrjes në mbledhjen e Parisit për Mosulin

Në mbledhjen kritike, që do të organizohet të enjten në kryeqytetin Paris të Francës lidhur me të ardhmen e Mosulit, u ftua të marrë pjesë edhe Turqia...

Turqia merr ftesën e pjesëmarrjes në mbledhjen e Parisit për Mosulin

Në mbledhjen kritike, që do të organizohet të enjten në kryeqytetin Paris të Francës lidhur me të ardhmen e Mosulit, u ftua të marrë pjesë edhe Turqia.

Përfaqësues i Turqisë në takimin për Mosulin do të jetë nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Umit Yalçin.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault, bëri të ditur të martën se në këtë mbledhje do të marrin pjesë rreth 20 shtete, përfshi Turqinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe vendet e Gjirit.

“Duhet të kontribuohet në lidhje me përgatitjen e stabilitetit të Mosulit për ditët pas operacionit ushtarak”, tha shefi i diplomacisë franceze duke theksuar se takimi në fjalë do të drejtohet bashkërisht nga vetë ai dhe homologu irakian, Ibrahim al-Jafari.

Ayrault vuri në pah se Irani nuk është ftuar të marrë pjesë në mbledhjen e Parisit për të ardhmen e Mosulit.

Për momentin – vijoi ai – prioriteti ynë është mbrojtja e popullatës civile në Mosul e fshatrat përreth tij, si dhe mbërritja pranë tyre e ndihmave humanitare.

Ndërsa më 25 tetor, sërish në Paris, do të ketë një takim të ministrave të Mbrojtjes së vendeve mbështetëse të koalicionit ndërkombëtar, që po ndërmerr operacionin për çlirimin e Mosulit nga pushtimi mbi 2-vjeçar i organizatës terroriste DAESH.



Lajme të ngjashme