Kryeministri turk: Turqia do të marrë pjesë në Ofensivën e Mosullit

Kryeministri Binali Jëlldërëm tha sot para gazetarëve në Kuvend se vendet anëtare të koalicionit që është krijuar kundër organizatës terroriste DAESH kanë rënë dakord që në Operacionin e çlirimit të Mosullit të marrë pjesë edhe Turqia.

591996
Kryeministri turk: Turqia do të marrë pjesë në Ofensivën e Mosullit

“Është arritur konsensusi mes forcave të koalicionit për pjesëmarrjen e Turqisë në operacion. Turqia do të jetë pjesë e koalicionit”, tha Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në Parlament.

Kurse në fjalimin që kishte mbajtur më herët të martën në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Kryeministri kishte thënë se në ofensivën e filluar dje për spastrimin e Mosullit nga organizata terroriste DAESH marrin pjesë edhe avionët reaktivë turq.



Lajme të ngjashme