Ushtria turke shkatërron 12 objektiva të PKK-së

Vazhdon me vendosmëri lufta kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

Ushtria turke shkatërron 12 objektiva të PKK-së

Në operacionin ajror të zhvilluar në zonën rurale në Tunxheli (Tunceli) dhe Shemdinli (Şemdinli) të Hakkarit u asgjësuan 12 objektiva.

Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm bëhej e ditur se në zonën rurale në Tunxheli në 2 operacione ajrore veç e veç u asgjësuan 8 objektiva.  

Nga ana tjetër, në nënprefekturën Shemdinli të Hakkarit si rrjedhojë e vlerësimit të një informacioni të çastit u zhvillua operacion me avionët luftarakë të Forcave Ajrore Turke ku u asgjësuan 4 objektiva.

Avionët luftarakë që realizuan me sukses detyrën u kthyen të sigurt në bazë.



Lajme të ngjashme