Kurtulmus: Turqia e gatshme për ndonjë situate të padëshiruar në Mosul

Zëvendëskryeministri Kurtulmus deklaroi se operacioni i Mosulit deri më tani është duke vazhduar në përputhje me kornizat e përgjithshme të Turqisë.

Kurtulmus: Turqia e gatshme për ndonjë situate të padëshiruar në Mosul

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Numan Kurtullmush (Numa Kurtulmuş) deklaroi se operacioni i Mosulit deri më tani është duke vazhduar në përputhje me kornizat e përgjithshme të Turqisë, ndërsa shtoi se janë marr të gjitha masat e nevojshme përballë ndonjë zhvillimit të papritur.

Në deklaratën e bërë për gazetarët gjatë pauzës së mbledhjes së Këshillit të Ministrave, e cila kryesohet nga ana e Kryeministrit Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım), Numan Kurtullmush tha se prania e trupave turke në kampin Bashika do të vazhdoj.

“Kur të marr fund nevoja për trajnimin, pajisjen e njerëzve në këtë vend, kur nuk do të ketë më nevojë për ti mbrojtur njerëzit aty nga organizatat terroriste me në krye DAESH-in, kur me të vërtet përmirësohet situata, atëherë Turqia ndoshta e rishikon këtë situatë, por duke filluar prej sot ajo kurrë nuk do të heqë dorë nga prania e saj në Bashika”- ka thënë Kurtullmush.

Ai vuri theksin se Turqia është duke monitoruar me vëmendje të madhe çështjen e Mosulit, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Askush të mos tentoj që të përfitoj nga kjo situatë dhe të ndjek një politik sektare apo etnike. Çështja e Mosulit është një çështje e rëndësishme për ne të cilën e përcjellim me vëmendje. Turqia ka zhvilluar edhe planet “B” dhe “C”. Ne i kushtojmë rëndësi që në këtë rajon të mos ketë më shumë ndasi sektare dhe të mos ndiqen disa politika etnike”.

Duke prekur edhe në operacionin “Mburoja e Eufratit”, të cilën Forcat e Armatosura të Turqisë e filluan më 24 gusht për spastrimin e veriut të Sirisë nga elementet e terrorit, Kurtullmush tha se këtu kanë avancuar në pikën e synuar.

Zëvendëskryeministri Kurtullmush gjithashtu bëri të ditur se me marrjen e Dabëkut së fundmi do të ketë një lehtësim të rëndësishëm në zonën që intereson nga afër Kilisin në Turqi, ndërsa shtoi se aktualisht është vënën nën kontroll nga ana e Ushtrisë së Lirë Siriane e përkrahur nga Turqia një zonë prej 1 mijë e 250 km dhe se kjo zonë është spastruar nga elementet e terrorit.



Lajme të ngjashme