Delegacioni i MPJ turke viziton Bagdadin

Një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë, ndodhet për një vizitë në Bagdad për të vlerësuar zhvillimet e fundit në Irak.

Delegacioni i MPJ turke viziton Bagdadin

Një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë, ndodhet për një vizitë në Bagdad për të vlerësuar zhvillimet e fundit në Irak.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, mësohet se delegacioni nga Turqia i kryesuar nga nënsekretari i Ministrisë së Jashtme, Ümit Yalçın, në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, do të zhvillojë bisedime me zyrtarët vendas.

Pritet që në bisedime të trajtohen çështjet si gjendja e forcave turke në Kampin Bashika, operacioni kundër organizatës terroriste DEASH në Mosul dhe çështjet rajonale të cilat janë në interes të të dyja vendeve.


Fjalët Kyçe: delegacion turk , Bagdad , Irak , vizitë

Lajme të ngjashme