400 fise arabe në Irak mbështesin Turqinë në lidhje me Mosullin

Liderët e fiseve në një konferencën për shtyp të zhvilluar në Erbil theksuan se gjithmonë janë pranë Turqisë.

400 fise arabe në Irak mbështesin Turqinë në lidhje me Mosullin

“Në Mosull nuk lejojmë që të hyjnë organizatat e armatosura shiite që janë të lidhura me Iranin” u shprehën liderët e fiseve arabe.

Ata shprehën edhe shqetësimin për mundësinë e një masakre të koalicionit të mbështetur nga Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Irani ndaj myslimanëve suni në Mosull dhe theksuan se Turqia duhet të zë vend patjetër në Mosull.

Në deklaratën e liderëve të fiseve kritikohej qëndrimi i padrejtë i Kryeministrit dhe Parlamentit të Irakut kundër vendit fqinjë Turqisë e cila gjithmonë i ka dhënë trajnim ushtarëve irakianë dhe ka zgjatur gjithmonë dorën e ndihmës për irakianët.

“Parlamenti irakian është përçarës, kurse Turqia është gjithmonë pranë irakianëve. Kryeministri irakian në vend që të bëjë fjalime dhe të marrë vendime të shëmtuara duhet të falënderonte Turqinë” ishte shprehja që tërhoqi vëmendjen në konferencën për shtyp të zhvilluar në Erbil nga ana e liderëve të 400 fiseve arabe në Irak.

 

 



Lajme të ngjashme