Erdoan: Nuk tërhiqemi nga Bashika pa siguruar paqen në Mosull dhe Telafer

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se pa u zgjidhur problemi i qytetit Mosull në Irak Turqia nuk do të dalë nga Bashika.

Erdoan: Nuk tërhiqemi nga Bashika pa siguruar paqen në Mosull dhe Telafer

Presidenti turk mori pjesë dje në ceremoninë e zhvilluar në Qendrën e Kongreseve dhe Kulturës për çeljen e vitit të ri akademik 2016-2017 të Universitetit Rexhep Tajip Erdoan në qytetin Rize.

Në fjalimin që mbajti në ceremoni Erdoan shtroi pyetjen: “A mund ta braktisim popullin e Mosullit?” duke bërë të ditur se në historinë e këtij qyteti gjendet edhe Turqia. Ai tha se për këtë qytet bëhen llogari që ta marrin nga banorët e vetë Mosullit dhe tua japin të tjerëve, por Turqia thotë ‘Jo’. Në Mosull duhet të jetojnë vetë Mosullasit është shprehur ai.  

Ai nënvizoi se në këtë qytet jetojnë arabë, turkmenë dhe kurdë dhe thënia e forcave të koalicionit që luftojnë kundër infiltrimit të organizatës terroriste DAESH në Mosull që Turqia mund të marrë pjesë në operacion nëse merr lejen nga udhëheqja qendrore e Irakut, është e papranueshme.

Ai rikujtoi se me kërkesë të udhëheqjes qendrore të Irakut Turqia ngriti bazën ushtarake në Bashika ndërsa tani kërkon (Iraku) që Turqia ta braktisë atë por Turqia nuk mendon të braktisë këtë bazë.

“Ne do të jemi atje deri sa të zgjidhet problemi i Mosullit” nënvizoi Presidenti Erdoan duke tërhequr vëmendjen në popullsinë turkmene të qytetit Telafer me 400 mijë banorë.

Ai tha se të gjithë duhet ta dinë se Turqia nuk tërhiqet deri sa të sigurohet paqja në Telafer dhe shtoi: “Ne mundohemi të bëjmë gjithçka në rrugë diplomatike. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë” theksoi Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).



Lajme të ngjashme