Erdoan: Nëse kuvendi merr vendim për dënimin me vdekje, unë e miratoj

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se në demokraci të gjithë janë të detyruar të respektojnë vendimet e marra në parlament.

590193
Erdoan: Nëse kuvendi merr vendim për dënimin me vdekje, unë e miratoj

Pas kontakteve në qytetin e Konjas, Erdoan kaloi në Trabzon ku iu drejtua popullit që e priste në aeroport.

Ai u shpreh edhe në lidhje me kërkesën e popullit për dënim me vdekje për shkak të tentativës së grusht shtetit të Organizatës Terroriste Gyleniste - Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) në datën 15 korrik 2016 dhe theksoi se nuk mund të falen autorët që vranë 241 persona.  

“Nëse vendimi i dënimit me vdekje kalon nga parlamenti, unë do ta miratoj këtë vendim” tha Erdoan.

Ai tha se krahas masakrimit të civilëve në 15 korrik ata tentuan edhe të rrëzojnë shtetin e Republikës së Turqisë dhe shtoi: “Tani perëndimi më thotë mua: ’Ju doni dënim me vdekje’. Nuk ka vdekur nëna, babai, fëmija vëllai yt. Kurse neve na qan shpirti. Epo të na falni pasi nëse një parlament merr vendim atëherë në demokraci të gjithë janë të detyruar të respektojnë vendimet e marra në atë parlament. Edhe ne e respektojmë”.

Erdoan rikujtoi se çështjen e ardhjes së dënimit me vdekje në parlament e kishte bërë thirrje edhe më parë dhe shtoi: “Tani bëj përsëri thirrje nga Trabzona: “Nëse parlamenti me sjell në rend të ditës dhe nëse e merr vendim, atëherë ajo që më takon mua është që ta miratoj”.

Erdoan vlerësoi edhe luftën kundër organizatave terroriste dhe duke bërë të ditur se si është PKK-ja ashtu është edhe FETO ashtu është edhe DAESH-i, kështu që lufta kundër terrorit do të vazhdojë me vendosmëri.

Më pas Presidenti Erdoan kaloi me helikopter në vendlindjen e tij në nënprefekturën Gynejsu (Güneysu) të rrethit Rize.

Ai do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimeve kolektive.



Lajme të ngjashme