Erdoan: Mosullin nuk lejojmë t’ia dorëzojnë DAESHI-t ose organizatave të tjera terroriste

Presidenti Erdoan mori pjesë në ceremoninë e inaugurimeve kolektive në rrethin Rize.

Erdoan: Mosullin nuk lejojmë t’ia dorëzojnë DAESHI-t ose organizatave të tjera terroriste

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha: “Ne jemi gati të luftojmë kundër organizatës terroriste DAESH dhe organizatave të tjera terroriste së bashku me forcat e koalicionit. Askush të mos flasë për bazën tonë në Bashika. Ajo qendër do të qëndrojë atje”.

Presidenti Erdoan mori pjesë në ceremoninë e inaugurimeve kolektive në rrethin Rize.

Në lidhje me operacionin Mburoja e Eufratit Presidenti Erdoan përdori këto fjalë: “Ne hymë në Jerablus dhe më pas hymë në El Rai. Tani përparojë por për ku? Ne përparojmë drejt Dabëk-ut dhe që aty do të deklarojmë rajon të sigurt 5 mijë kilometra katrorë që kemi pastruar nga terrori. Ne nuk i kemi sytë tek tokat e askujt por në vendin tonë ka 3 milionë refugjatë. Le të krijojmë vend për ta, le të kthehen në tokat e tyre, le të krijojmë mundësinë që ata të jetojnë të sigurt atje. Ky është hapi ynë”.

“Të na falni por ne Mosulin nuk lejojmë që t’ia japin as organizatës terroriste DAESH dhe asnjë organizate tjetër terroriste” tha Erdoan.  

“Ministri im i Jashtëm me forcat e koalicionit do të bëjnë propozimin në Lozanë. Ne jemi gati të luftojmë kundër organizatës terroriste DAESH dhe organizatave të tjera terroriste së bashku me forcat e koalicionit. Askush të mos flasë për bazën tonë në Bashika. Ajo qendër do të qëndrojë atje. DO TË QËNDROJË ATJE. Sepse Bashika në të njëjtën kohë është garancia për sulmet terroriste që mund ti ndodhin Turqisë” u shpreh presidenti turk.  

“Ata që kërkonin të pengonin operacionin që Turqia filloi në Siri ose janë ata që thoshin se FETO nuk është pas 15 korrikut ose nuk e kanë idenë e botës ose janë vetë brenda kësaj pune. Në të njëjtën mënyrë ata që janë të shqetësuar nga ushtarët turq në Bashika dhe që çirren për të mbajtur vendin tonë jashtë operacionit të Mosullit duke thënë ‘Nuk ka lidhje me 15 korrikun” do të thotë se tallen me popullin tonë. Ne nuk e përtypin dot këtë” tha Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan.



Lajme të ngjashme