Yildirim reagoi ashpër ndaj kritikave për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

“Ne këtë gjendje të jashtëzakonshme nuk e shpallëm për popullin, por për veten tonë”, tha Kryeministri.

Yildirim reagoi ashpër ndaj kritikave për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) reagoi ashpër ndaj vendeve të cilat kritikuan zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 3 muaj duke filluar nga data 19 tetor.

“Ne këtë gjendje të jashtëzakonshme nuk e shpallëm për popullin, por për veten tonë”, tha Kryeministri.

Kryeministri Jëlldërëm mbajti një fjalim në Universitetin 9 Shtatori me rastin e fillimit të vitit akademik 2016-2017.

Duke e bërë të ditur se Turqia është një shtet ligjor, Kryeministri tha se krahas gjendjes së jashtëzakonshme jeta për qytetarët vazhdon në mënyrë të zakonshme.

“Qytetarët më 15 korrik jetuan një natë të jashtëzakonshme. Ata dolën në rrugë e kryen punën dhe më pas vazhduan rrugën e tyre. Ne patjetër duhet ta meremetojmë këtë dëm”, deklaroi Kryeministri.

“Evropianët kanë sëmundje e superioritetit. Ata nuk shohin gabimet e tyre, por gjërat e vogla të të tjerëve i ekzagjerojnë”, vijoi Jëlldërëm, ndërsa rikujtoi se gjendja e jashtëzakonshme në Francë u shty për herë të dytë për 6 muaj.

“Ndërkohë që në Turqi janë strehuar 3 milionë refugjatë, evropianët thanë se ‘Turqia bën mirë’, por kur ju bëhet thirrje për të ndarë barrën atëherë ata heshtin”, deklaroi Jëlldërëm, ndërsa shtoi se “Ne do ti tejkalojmë të gjitha sfidat. Ne kemi nevojë për rivendosjen e vëllazërisë, unitetit dhe solidaritetit”.



Lajme të ngjashme