Turqi - Gazetarët rusë njihen me gjurmët e grushtit të shtetit

12 gazetarë nga Federata e Rusisë kanë ardhur në Turqi për të parë në vend gjurmët e grushtit të shtetit të Organizatës Terroriste Guleniste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) në 15 korrik.

589861
Turqi - Gazetarët rusë njihen me gjurmët e grushtit të shtetit

Gazetarët rusë vizituan TRT

12 gazetarë nga Federata e Rusisë erdhën në Turqi për të parë në vend gjurmët e grushtit të shtetit të Organizatës Terroriste Guleniste Struktura Paralele në Shtet (FETO/PDY) në 15 korrik.

Delegacioni me gazetarët rusë erdhi në Turqi me ftesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Shtypit dhe Informacionit dhe ndalesa e parë e tyre ishte TRT-ja, një nga objektet që u bastis nga puçistët natën e 15 korrikut.

Gazetarët mysafirë vizituan Studion e Popullit – 15 Korriku, ku punonjësit ishin marrë peng dhe ishte lexuar komunikata ilegale.

Gazetarët morën informacione lidhur me atë se çfarë ndodhi natën e tentativës për grusht shteti në televizionin publik të vendit.

Përveç TRT-së gazetarët rusë vizituan edhe Departamentin e Kryeministrinë për Diasporën dhe Komunitetet e Afrishme.

Më pas delegacioni u takua me veteranët e 15 korrikut, prej të cilëve dëgjuan edhe një herë nga goja e parë se përjetoi vendi atë natë.

Gazetarët rusë pohuan se ishin impresionuar shumë nga hapësirat e bombarduara nga avionët luftarakë në parlament (TBMM), ku gjetën rastin të shikojnë me sytë e tyre gjurmët e tentativës për grusht shteti.

Gazetarët ishin prekur shumë edhe nga përpjekja legjendare e popullit kundër puçit ushtarak, ndërsa shtuan se secili prej veteranëve dhe të mbijetuarave të asaj nate me të cilin kishin pasur mundësi të bisedonin kishte qenë një hero.



Lajme të ngjashme