PKK përdor sistemin e komunikimit të FETO-s ByLock

Doli në pah se organizata terroriste PKK bashkëpunon me FETO nëpërmjet sistemit të komunikimit ByLock.

PKK përdor sistemin e komunikimit të FETO-s ByLock

Doli në dritë se anëtari i organizatës terroriste separatiste PKK, ka përdorur sistemin e komunikimit ByLock që përdorej nga ana e organizatës terroriste gyleniste FETO.

Gjatë hetimit në celularin e të dyshuarit të ndaluar me akuzën për “anëtarësim në organizatën terroriste” në qytetin Mush (Muş), u has në sistemin e komunikimit ByLock që përdorej nga ana e FETO-s.

Terroristi i PKK-së, i cili kërkohej për lidhje me një numër të madh të sulmeve të terrorit në Mush dhe për ndihmë dhe strehim terroristëve, u ndalua në Batman gjatë kryerjes së veprimeve tek noteri.

Në telefonin celularë të terroristit u has në sistemin ByLock.

Pas deponimit të deklaratës në drejtorinë rajonale të policisë, terroristi u dërgua në gjykatë e cila mori vendim për arrestimin e tij.

Në një postim të bërë në rrjetin social Twitter, prefekti i Mushit, Serdar Yavuz tha se “Është zbuluar se anëtari i organizatës terroriste PKK, i arrestuar për “anëtarësim në organizatën terroriste”, ka përdorur sistemin ByLock. Kjo tregon bashkëpunimin mes PKK-së dhe FETO-s”.

Në anën tjetër në operacionin e organizuar në Shërnak (Şırnak) u neutralizua një terrorist i PKK-së.

Gjatë këtij operacioni janë kapur një numër i madh i armëve, municionit, mjeteve shpërthyese dhe materiale për jetesë.


Fjalët Kyçe: ByLock , PKK , FETO , sistem komunikimi , terrorist , Mus , Turqi

Lajme të ngjashme