“Mburoja e Eufratit” – Asgjësohen 62 objektiva terroriste të DAESH-it

Në kuadër të operacionit të koduar “Mburoja e Eufratit”, që vijon në veri të Sirisë që prej datës 24 gusht 2016, të premten janë asgjësuar 62 objektiva terroriste, që ishin identifikuar me mjete vëzhgimi dhe zbulimi...

589795
“Mburoja e Eufratit” – Asgjësohen 62 objektiva terroriste të DAESH-it

Dy opozitarë sirianë ranë dëshmorë sot në ofensivën e forcave të koalicionit ndërkombëtar kundër elementëve të organizatës terroriste DAESH, në kuadër të operacionit të koduar “Mburoja e Eufratit”, që vijon në veri të Sirisë që prej datës 24 gusht 2016.

Gjatë kësaj ofensive janë asgjësuar 62 objektiva terroriste, që ishin identifikuar me mjete vëzhgimi dhe zbulimi.

Sipas një komunikate me shkrim të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke, e premtja shënon ditën e 52-të të operacionit “Mburoja e Eufratit”, që u ndërmor për të rritur sigurinë në kufirin e Turqisë me Sirinë duke eliminuar kërcënimin e shkaktuar nga organizatat terroriste, me në krye DAESH-in, si dhe për të mbështetur forcat e koalicionit ndërkombëtar.

“Trupat turke, që ofrojnë mbështetje në luftime, nuk kanë pësuar asnjë humbje apo dëmtim. Janë asgjësuar me sukses 62 objektiva terroriste të DAESH-it, që ishin identifikuar më herët me mjete vëzhgimi dhe zbulimi; ndërkohë që është mbështetur edhe ofensiva e avancuar e Ushtrisë së Lirë Siriane”, theksohet në komunikatën e Forcave të Armatosura të Turqisë.

Ndërsa në zonat e çliruara nga pushtimi i organizatës terroriste DAESH ekipet demontuese të lëndëve eksplozive kanë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar 116 bomba artizanale, që ishin kurthuar nga terroristët.

Që nga fillimi i operacionit ushtarak “Mburoja e Eufratit” e deri më sot janë çaktivizuar gjithashtu 28 mina.



Lajme të ngjashme