Kalin: Irakianët janë vëllezërit tanë, pa dallim mes sunitëve e shiitëve

“Populli irakian është fqinjë dhe vëlla i yni. Ashtu si në të kaluarën, mbështetja jonë për popullin irakian do të vazhdojë edhe këtej e tutje pa kurrfarë dallimi mes sunitëve dhe shiitëve”, u shpreh zëdhënësi i Presidentit Recep Tayyip Erdogan...

589201
Kalin: Irakianët janë vëllezërit tanë, pa dallim mes sunitëve e shiitëve

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin, deklaroi të enjten se operacioni ushtarak, që do të ndërmerret për çlirimin e qytetit Mosul të Irakut nga organizata terroriste DAESH, i intereson nga afër edhe Turqisë.

Ibrahim Kalin paralajmëroi se gabimi më i vogël, që do të bëhej në këtë operacion, mund të shkaktojë një valë të re emigracioni masiv dhe ndërprerje të luftës kundër DAESH-it.

Kalin organizoi në Pallatin Presidencial një konferencë shtypi, gjatë të cilës vlerësoi zhvillimet e fundit rajonale e ndërkombëtare.

Ai theksoi se Turqia është pro zgjidhjes paqësore të “krizës së Kampit Bashika”, shkaktuar nga qeveria qendrore irakiane, duke cilësuar si të papranueshme orvatjet e Bagdadit për ta paraqitur Ankaranë zyrtare sikur bën diskriminim ndërmjet sunitëve dhe shiitëve.

“Populli irakian është fqinjë dhe vëlla i yni. Ashtu si në të kaluarën, mbështetja jonë për popullin irakian do të vazhdojë edhe këtej e tutje pa kurrfarë dallimi mes sunitëve dhe shiitëve”, u shpreh zëdhënësi i Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Tri prioritetet e Turqisë në Irak – nënvizoi Ibrahim Kalin – janë mbrojtja e tërësisë territoriale të këtij vendi, vendosja e paqes, qetësisë e mirëqenies, si dhe eliminimi i kërcënimeve, të cilat burojnë nga organizata terroriste e separatiste PKK, që është përqendruar në veriun e atjeshëm, por edhe i problemit në lidhje me DAESH-in, që ka marrë përmasa të reja pas pushtimit të Mosulit.

“Turqia nuk ka as ndonjë pretendim territorial në Irak dhe as ndonjë agjendë të fshehtë për këtë vend. Ata që mendojnë kështu, ose gabohen ose kanë qëllime të këqija”, shtoi ai.

Mes të tjerash, zëdhënësi i Presidencës së Turqisë u ndal mbi procesin e ekstradimit nga SHBA-ja të kreut të organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), Fethullah Gulen, duke paralajmëruar se këmbëngulja e administratës së Uashingtonit për “prova” ngjall dyshime në opinionin publik turk.

“Ky person është përgjegjësi kryesor i tentativës për grusht shtetit të 15 korrikut në Turqi dhe këtë s’e luan topi. Duhet patjetër që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kuptojnë seriozitetin e çështjes dhe të marrin në konsideratë seriozisht ndjeshmërinë tonë. FETO është kërcënim për sigurinë kombëtare në të gjithë vendet që kjo organizatë terroriste operon, jo vetëm për Turqinë. Shpresoj që vendet, ku FETO ka aktivitet, të vërejnë sa më parë lidhjet e errëta të kësaj organizate, e cila ka një pamje legale dhe strukturë ilegale”, përfundoi ai.



Lajme të ngjashme