Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Gjenerali Akar në SHBA për mbledhjen e kryeushtarakëve të koalicionit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar, udhëtoi të premten drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një sërë kontaktesh të rëndësishme...

Gjenerali Akar në SHBA për mbledhjen e kryeushtarakëve të koalicionit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar, udhëtoi të premten drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një sërë kontaktesh të rëndësishme.

“Qëllimi kryesor i vizitës së Gjeneralit Akar në SHBA është pjesëmarrja në Mbledhjen e Shefave të Shtabeve të Përgjithshme të Koalicionit”, theksohet në një deklaratë të Shtatmadhorisë turke.

Krerët e ushtrive të vendeve anëtare të koalicionit ndërkombëtar kundër organizatës terroriste DAESH do të marrin në shqyrtim operacionin për çlirimin e Mosulit, që pritet të nisë brenda disa ditëve.

Operacioni ushtarak, që do të ndërmerret për çlirimin e Mosulit nga pushtimi i organizatës terroriste DAESH, i intereson nga afër edhe Turqisë, e cila ka paralajmëruar se gabimi më i vogël, që do të bëhej në këtë operacion, mund të shkaktojë një valë të re emigracioni masiv dhe ndërprerje të luftës kundër DAESH-it.



Lajme të ngjashme