Vizita e parë në nivel ministri nga Izraeli në Turqi që nga kriza e Mavi Marmarasë

Ministri i energjisë së Izraelit që erdhi në Stamboll për Kongresin Botëror të Energjisë, Yunav Steinitz u takua me Ministrin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore Berat Allbajrak (Berat Albayrak).

Steinitz.jpg

Ministri i energjisë së Izraelit që erdhi në Stamboll për Kongresin Botëror të Energjisë, Yunav Steinitz u takua me Ministrin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore Berat Allbajrak (Berat Albayrak).

Sipas deklaratës së bërë nga Ministria, takimi në fjalë ishte mbledhja e parë zyrtare në nivel ministri të zhvilluar pas fillimit të normalizimit të marrëdhënieve bilaterale.

Në deklaratë bëhej e ditur se normalizimi i marrëdhënieve u prit me kënaqësi nga ministrat dhe ju dha vend shprehjes: “Ministrat kanë shprehur besnikërinë për konkretizimin e marrëdhënieve që  është në dobi të njerëzve të të dyja vendeve. Ministrat me në krye potencialin në sektorin e energjisë theksuan rëndësinë e pozicionimit qendror të bashkëpunimit ekonomik”.

Në deklaratën ku bëhej e ditur se u bisedua me detaje për eksportit të gazit natyror nga Izraeli në Turqi, shkruhej: “Ministrat kishin marrë vendim për të krijuar dialog mbi çështjen e eksportit të gazit natyror. Të dy ministrat kishin deklaruar mendimin e tyre duke theksuar rolin e sektorit energjetik për të vendosur paqen dhe stabilitetin në pellgun e Mesdheut Lindor. Palët kishin shqyrtuar rrugët e ndryshme për tu siguruar palestinezëve elektricitet në mënyrë që të përfshiheshin edhe centralet elektrike që do të ndërtohen në Gazë dhe Zhenin (në Bregun Perëndimor). Në kuadër të bisedimeve Ministri Steinitz dhe Allbajrak morën në shqyrtim edhe temat rajonale”.

Kurse ministri izraelit në konferencën për shtyp tha se në themel shqyrtuan bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe temat në fushën e energjisë si dhe biseduan me linjën gazsjellëse.

Izraeli kërkon që linjën e gazit natyror ta përcjellë në Evropë nëpërmjet Turqisë.

Steinitz bëri të ditur se janë të kënaqur nga punimet e Turqisë për të përmirësuar jetën e banorëve të Gazës. “Për këtë çështje edhe ne në tryezë do të bëjmë atë që mundemi” u shpreh ai.

Në vitin 2010 flota Mavi Marmara që përbëhej nga 6 anije që transportonin ndihma humanitare në Gazë ishte përballur me plumbat e ushtarëve izraelitë në ujërat ndërkombëtare. 10 persona ndër të cilët 9 ishin turq mbetën të vrarë në këtë bastisje të Izraelit.

Turqia pas kësaj, për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin kishte vënë kushtin që Izraeli të kërkonte falje, të dëmshpërblente familjet e viktimave dhe të hiqte bllokadën që zbaton ndaj gazës.  

Izraeli 3 vjet pas ngjarjes kërkoi falje nga Turqia dhe muajin që shkoi pagoi 20 milionë dollarë për familjet e viktimave.  



Lajme të ngjashme