Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Turqi - Xhandarmeria arreston dy terroristë të PKK-së në Diyarbakir

Një numër i madh i arrestimeve janë kryer në mbarë Turqinë që nga sulmi vetëvrasës me bombë në korrik të vitit 2015.

Turqi - Xhandarmeria arreston dy terroristë të PKK-së në Diyarbakir

Dy terroristë të PKK-së të akuzuar për planifikimin e sulmeve vetëvrasëse janë arrestuar nga xhandarmëria e Turqisë në Diyarbakir, bëri të ditur zyra e prefektit. 

Të dy terroristët e trajnuar dhe me pajisje të ndryshme u gjetën në shtëpinë e tyre nga xhandarmëria, thuhet në njoftim. 

Një numër i madh i arrestimeve janë kryer në mbarë Turqinë që nga sulmi vetëvrasës me bombë në korrik të vitit 2015, ku u vranë 33 persona dhe u lënduan qindra të tjerë në nënprfekturën Suruç të provincës Sanliurfa afër kufirit sirian. 

PKK-ja, e cila është në listën e organizatave terroriste të Turqisë, SHBA-ve dhe BE-së, rifilloi fushatën 30 vjeçare kundër Turqisë në korrik të vitit 2015. 

Që atëherë, sulmet terroriste të PKK-së shkaktuan më shumë se 600 dëshmorë, ndërsa më shumë se 7.000 terroristë të PKK-së janë vrarë gjatë operacioneve ushtarake. 



Lajme të ngjashme