Mashtrimi i kryeministrit irakian për praninë ushtarake turke në Bashika

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, kishte kërkuar personalisht ndihmën ushtarake të Turqisë...

588794
Mashtrimi i kryeministrit irakian për praninë ushtarake turke në Bashika

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, kishte kërkuar personalisht ndihmën ushtarake të Turqisë.

Kërkesën lidhur me një kontingjent ushtarak turk në Kampin Bashika, shumë pranë Mosulit, për trajnimin e forcave irakiane në luftën kundër organizatës terroriste DAESH, Haider al-Abadi ia kishte paraqitur në person shefit të atëhershëm të qeverisë turke, Ahmet Davutoglu, gjatë një vizite zyrtare në Ankara, më datë 25 dhjetor 2014.

“Organizata terroriste DAESH nuk kërcënon vetëm sigurinë e Irakut dhe Turqisë, por edhe të gjithë rajonit. Prandaj duhet të bashkëpunojmë në lidhje me këtë çështje. Kjo është çfarë presim nga Turqia. Kryeministri (Davutoglu) tha se do të na e ofrojnë këtë ndihmë. Çështjet, që trajtuam (mes nesh), janë ato ushtarake, të fushës së inteligjencës, trajnimit dhe armëve. Paraqitëm një listë për këto dhe vëllezërit tanë në Turqi u shprehën të gatshëm për të na mbështetur. Këtë organizatë mund ta mposhtim duke mobilizuar forcat tona me mbështetjen e të gjitha vendeve fqinje”, ishte prononcuar Abadi gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e atëhershëm turk, në lidhje me kërkesën e Bagdadit zyrtar për të ftuar në Mosul një kontingjent ushtarak trajnues të Turqisë.



Lajme të ngjashme