Kushtetua e re dhe sistemi presidencial në fokus të politikës turke

Burime pranë Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) njoftojnë për një punë serioze në lidhje me ndryshimin e kushtetutës për ti hapur rrugës kalimit në sistemin presidencial, shkruan ditorja “HaberTürk”.

Kushtetua e re dhe sistemi presidencial në fokus të politikës turke

Burime pranë Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) njoftojnë për një punë serioze në lidhje me ndryshimin e kushtetutës, i tillë që përfshin edhe sistemin presidencial, dhe se trajtën përfundimtare paketa kushtetuese mund ta marrë brenda 10 ditëve.

Në kontekstin e ndryshimeve kushtetuese Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) do të realizojë takime të ndara edhe me liderët e partive të tjera, dhe në këto takime do të qartësohet edhe harta rrugore e bërjes së këtyre ndryshimeve, shtojnë po të njëjtat burime.

Për momentin AK Parti në parlament ka 316 karrige përveç kryetarit. Për ta çuar paketën kushtetuese në referendum nevojitet vota e 330 deputetëve.



Lajme të ngjashme