Ankaraja kremton ditën e shpalljes kryeqytet

Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e përvjetorit të shpalljes së Ankarasë si kryeqytet të Turqisë.

Ankaraja kremton ditën e shpalljes kryeqytet

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se ankaralitë, të cilët duke sakrifikuar jetët e tyre i dolën për zot atdheut dhe flamurit gjatë luftës kombëtare, edhe në natën e 15 korrikut gjatë tentativës së grusht shtetit të ndërmarr nga organizata terroriste gyleniste (FETO/PDY) iu kundërpërgjigjën me vendosmëri atyre të cilët dëshironin ti dënonin me dhimbje dhe kaos.

Sipas deklaratës së bërë nga qendra e Presidencës për informim, Presidenti Erdoan publikoi një mesazh me rastin e përvjetorit të shpalljes së Ankarasë kryeqytet i Turqisë.

Në mesazhin e Presidentit Erdoan shkruhet se “Ankaraja, që është qendra e Luftës Çlirimtare, selia e institucioneve që i dhanë drejtim luftës kombëtare, ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në përcaktimin e të ardhmes së demokracisë dhe të popullit. Shpallja e Ankarasë si kryeqytet nga ana e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë pas fitores së Luftës Çlirimtare, të cilën e udhëhoqi me një vendosmëri dhe këmbëngulje të madhe drejt pavarësisë dhe lirisë, ka qenë një nder i madh për Ankaranë dhe banorët e saj”.

Duke e bërë të ditur se Ankaraja krahas të qenit kryeqytet së bashku me themelimin e Republikës ka qenë edhe qendra e punimeve intensive për zhvillimin dhe prosperitetin e Turqisë dhe njëra prej qyteteve më të rëndësishme të vendit, Presidenti Erdoan tha: “Ankaralitë, të cilët duke sakrifikuar jetët e tyre i dolën për zot atdheut dhe flamurit gjatë luftës kombëtare, edhe në natën e 15 korrikut gjatë tentativës së grusht shtetit iu kundërpërgjigjën me vendosmëri atyre të cilët dëshironin ti dënonin me dhimbje dhe kaos. Me këtë rast i falënderoj edhe njëherë në emër të popullit qytetarët e Ankarasë, të cilët dhanë një kontribut të madh në zmbrapsjen e kësaj tentative. I përkujtojmë me respekt Mustafa Kemal Ataturkun dhe bashkëluftëtarët e tij, të gjithë dëshmorët dhe veteranët. Urojmë përvjetorin e shpalljes së Ankarasë si kryeqytet dhe përshëndesim përzemërsisht të gjithë qytetarët tanë në këtë ditë kuptimplote”.



Lajme të ngjashme