Çavushollu: Gjendja e jashtëzakonshme përfundon me normalizimin total

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se kur gjendja në Turqi të normalizohet atëherë do të hiqet edhe gjendja e jashtëzakonshme.

Çavushollu: Gjendja e jashtëzakonshme përfundon me normalizimin total

Ministri Çavushollu në mbledhjen për shtyp të organizuar pas takimit me presidentin e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës (APCE), Pedro Agramunt, duke rikujtuar se vetë ai ka qenë me detyrë në Këshillin e Evropës për 11 vjet tha se Turqia mbështet gjithmonë vlerat bazë të kësaj organizate.

Çavushollu falënderoi autoritetet e Këshillit të Evropës për vizitat që zhvilluan në Ankara dhe për solidaritetin e treguar me popullin trim turk që pengoi tentativën e grusht shtetit dhe shtoi se Turqia nuk do ta harrojë kurrë këtë mbështetje.

Pas një pyetjeje në lidhje me vizitat e autoriteteve të Këshillit të Evropës në Turqi, Çavushollu tha se ato janë shumë të dobishme dhe shtoi: “Ne vlerësojmë propozimet e Këshillit të Evropës dhe i marrim ato parasysh. Ne u detyruam të zgjasim gjendjen e jashtëzakonshme pasi gjendja është shumë e komplikuar. Ne jemi të detyruar të bindemi se një ngjarje e tillë si ajo e tentativës së grusht shtetit nuk do të përsëritet më dhe se njerëzit nuk do të përballem më me një gjendje të tillë”.

Ai u shpreh se gjatë sulmeve terroriste në Turqi nuk u aplikua gjendja e jashtëzakonshme dhe për më tepër gjendjen e jashtëzakonshme e hoqi qeveria e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim AK por këtë radhë Turqia nuk kishte asnjë alternativë tjetër.

“Kur gjendja të normalizohet tërësisht do të hiqet edhe gjendja e jashtëzakonshme. Edhe përgjatë gjithë gjendjes së jashtëzakonshme ne jemi duke vazhduar bashkëpunimin me Këshillin e Evropës. Ne jemi duke i përcjellë këshillit rregullimet tona ligjore. Ky proces është duke u realizuar në mënyrë shumë transparente në përputhje me kontratat dhe vlerat themelore të Këshillit të Evropës” tha Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu).



Lajme të ngjashme