Terroristët e PKK-së vrasin kryetarin e AK Partisë në Dicle

Kryetari i degës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në nënprefekturën Dicle, Deryan Aktert ka humbur jetën në një sulm me armë të terroristëve të organizatës separatiste PKK.

Terroristët e PKK-së vrasin kryetarin e AK Partisë në Dicle

Terroristët të hënën në mbrëmje hapën zjarr me armë automatike kundër Aktertit, ndërsa ky gjendej në një stacion karburanti të vetin në dalje të provincës.

Aktert e humbi menjëherë jetën në vendin e ngjarjes.

Pas sulmit në zonë filloi operacioni për kapjen e terroristëve.

Mësohet se terroristët vitin e kaluar e kishin sulmuar me armë në zyrë dhe e kishin kërcënuar shpesh me jetën kryetarin e degës së partisë AKP në Dicle, Deryan Aktert.

Zv.kryetari i partisë AKP, Mehdi Eker, në një lidhje telefonike për një kanal televiziv privat rikujtoi se kryetarët e degëve të partisë si dhe zyrat e partisë janë përballur edhe më parë me sulme të tilla.

Këto sulme kanë si qëllim të frikësojnë partinë tonë (AKP), e cila është garancia e unitetit dhe solidaritetit, e paqes dhe zhvillimit të Turqisë, u shpreh Eker, duke shtuar se atentati është kryer sepse partia AKP me vizionin dhe misionin e saj është pengesë për ata që duan ta trajtësojnë sërish Lindjen e Mesme.

Dëmin më të madh organizata terroriste PKK ua shkakton banorëve të zonës dhe deri më tani ajo ka luajtur gjithmonë një rol sabotues në projektet që interesojnë zhvillimin e rajonit, theksoi Eker, duke shtuar se lufta kundër terrorit do të vazhdojë me vendosmëri edhe në të ardhmen.



Lajme të ngjashme