Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Rritet me 10% numri i turistëve ukrainas në Dalaman

Numri i turistëve ukrainas që kanë preferuar të pushojnë në qytezën turistike Dalaman (Turqi) është rritur me 10% në krahasim me vitin e kaluar.

Rritet me 10% numri i turistëve ukrainas në Dalaman

Numri i turistëve ukrainas që kanë ardhur në qytezën turistike Dalaman, një nga destinacionet turistike më të preferuara nga të huajt në prefekturën Mulla (Muğla) të Turqisë është rritur me 10% në krahasim me vitin e kaluar.

Kurse nga tregu rus avionët vazhdojnë të vijnë të mbushur plot pavarësisht se sezoni turistik është në fundin e tij.

Një rritje e tillë jep sinjalin se në vitin 2017 tregu ukrainas dhe ai rus i turizmit do të përjetojnë një dinamizëm serioz.

Tregu kryeso që dominion në këtë zonë (Dalaman) është Anglia. 60% e udhëtarëve që vijnë në aeroportin e Dalamanit janë shtetas të këtij vendi.

Masat e sigurisë në të gjitha aeroportet e Turqisë janë rritur në nivelin maksimal. Aeroporti i Dalamanit ka marrë notën maksimale në inspektimin që një kompani britanike e sigurisë ka bërë në muajin maj në këtë aeroport.

Në faqet zyrtare të internetit të aeroporteve me të cilat janë krijuar marrëdhënie të mira në Evropë dhe Rusi publikohen filma promovues për Turqinë.

Për prezantimin e zonës gjatë muajve të verës organizohen edhe një numër i madh turne informuese.



Lajme të ngjashme