Turqi-Rusi krijojnë një fond të përbashkët për investime

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi (Nihat Zeybekçi) bashke me homologun rus Aleksej Ulyukaev firmosën në Stamboll një marrëveshje për krijimin e një fondi të përbashkët për mbështetjen e investimeve.

Turqi-Rusi krijojnë një fond të përbashkët për investime

Në Stamboll është firmosur një marrëveshje e rëndësishme në drejtim të përmirësimit me shpejtësi të marrëdhënieve Turqi-Rusi.

Ministrat e Ekonomisë së të dy vendeve vendosën firmën mbi deklaratën e përbashkët për krijimin e një fondi të përbashkët për investime.

Ministri i Ekonomisë, Nihat Zejbekçi (Nihat Zeybekçi) dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Aleksey Ulyukaev u takuan në Stamboll. Ky ishte takimi i 4-ët mes tyre brenda 3 muajve.

Ministri Zejbekçi tha se ka filluar të punojë sërish edhe Komisioni i Përzier Ekonomik, ku trajtohen të gjitha çështjet tregtare ndërmjet Turqisë dhe Rusisë.

Në lidhje me vendimin për krijimin e një fondi të përbashkët ndërmjet Turqisë dhe Rusisë për mbështetjen e investimeve Zejbekçi tha: “Me fondin e investimeve të Rusisë do të mblidhen në një vend fondi i Turqisë, fondi i investimeve Turqi-Evropë. Në fazën e parë fondi do të ketë një kapital prej 1 miliardë dollarësh, ku secili shtet do të kontribuojë me nga 500 milionë dollarë. Pastaj në rast nevoje do të rritet edhe kontributi. Këta hapa janë hapa me rëndësi historike”.

Zejbekçi u shpreh optimist për heqjen brenda një kohe të shkurtër edhe të pengesave të vendosura më herët ndaj perimeve dhe frutave të freskëta që Rusia importon nga Turqia.

Ndërsa Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Aleksey Ulyukaev tha se fondi i përbashkët është një shans i madh për rrethet e biznesit.

“Kemi nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme lidhur me ato që duhen bërë për ti ngritur sërish marrëdhëniet me Turqinë në nivelin e dëshiruar. Takimet që kemi realizuar në lidhje me çështjet që interesojnë sektorin e shërbimeve, investimet, transportin, turizmin kanë qenë mjaft transparente dhe të sinqerta. Mendoj se fondi i përbashkët i investimeve do të ofrojë shanse të mëdha për bizneset”.



Lajme të ngjashme